Rusi: Zhbllokohen dy anije, tri të tjera ende në akull

Akullthyesit rusë sot kanë liruar dy nga pesë anijet ruse të bllokuara nga akulli i trashë në bregdetin lindor të këtij vendi.
Tri anije, prej 30 dhjetorit, mbeten të bllokuara në Detin Okhotsk.
Ministria e transportit e Rusisë njoftoi se anijet kanë furnizime të mjaftueshme me ushqim dhe karburant dhe nuk ka rrezik për më se 400 njerëzit në anije.
Deti Okhotsk është një krah i Paqësorit Verior, në perëndim të gadishullt Kamçatka.