E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimet pa leje mund të legalizohen

Qeveria mori vendim që nga një euro për metër katror të mund të legalizohen ndërtimet individuale ilegale dhe objektet e ndërtuara pa leje.
Vendimi i miratuar në seancën e sotme të parë të Qeverisë në vitin e ri do të mund të dërgohet në procedurë kuvendore dhe pritet të miratohen deri në mars të këtij viti, ndërsa pastaj në gjashtë muajt e ardhshëm qytetarët e interesuar dhe personat juridikë, të cilët dëshirojnë të kryejnë legalizim të objekteve të ndërtuara ilegalisht në 20 deri 30 vitet e fundit do të mund të parashtrojnë kërkesë.
Pagesa, siç theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në konferencën e sotme për shtyp do të mund të kryhet në 12 këste, ndërsa pas legalizimit të objekteve qytetarët do të mund të blejnë edhe oborret nëse janë në pronësi shtetërore.
 

Siç theksoi Gruevski, kanë vendosur për këtë hap sepse deri ne 95 për qind e ndërtimeve pa leje janë të personave me të ardhura të ulëta ose shfrytëzues të ndihmës sociale që e kanë konfirmuar në tribunat për ligjin për legalizim të ndërtimeve pa leje.
Kryeministri deklaroi se me ndryshimet e fundit të ligjit, ndërtimet konsiderohen si vepër penale për shkak së cilës nuk pret më tej të praktikohet lloji i këtillë i ndërtimit dhe sqaroi se me mundësinë e dhënë për legalizimin e tyre do të mund të legalizohen edhe disa objekte të rëndësishme shtetërore, të cilat gjatë socializmit janë ndërtuar pa leje ndërtimi siç është Qendra klinike në Shkup.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›