Papandreu Berishes Po rritet klima e nacionalizmit
Pas Presidentit francez Nikolas Sarkozi dhe atij turk Abdulla Gul Kryeministri shqiptar ka takuar dje ne Nju Jork ku ndodhet me rastin e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara homologun grek Jorgo Papandreu. Njoftimet per shtyp te qeverise shqiptare e kane percjelle ate me nota shume optimiste shume larg shqetesimeve greke per ngjarjen e veres ne Himare dhe deklarimeve te forta qe e shoqeruan ate. Natyrisht akte te izoluara absolutisht te denueshme apo shperthime fanatike nuk shprehin as ndjenjat e pergjithshme qe ekzistojne por as dhe te komprometojne marredheniet miqesore qe ekzistojne dhe do te ekzistojne midis dy vendeve. E ftova Kryeministrin Papandreu dhe ai e mirepriti ftesen per te vizituar Shqiperine. Ne rame dakord qe te bashkepunojme jo vetem bashkerisht por edhe per ceshtjet e rajonit citohet Berisha sipas te cilit biseda me Papandreun ka ndikuar ne rritjen e mbeshtetjes greke per vendin tone. Por nese Kryeministri shqiptar ka leshuar ne media nje deklarate teper pozitive qe justifikohet deri diku edhe nga fotoja e takimit disi me ndryshe duket se konstatojne mediat greke per kete ngjarje. Keshtu nje prej tyre gazeta Imerisia E Perditshmja njofton se nder te tjera Papandreu ka riperseritur shqetesimin e Athines zyrtare per sa i perket rritjes se klimes nacionaliste ne Shqiperi. Ne veme re nje rritje te nacionalizmit dhe per kete kemi paralajmeruar Shqiperine qe te marre masat e duhura ne menyre qe te mos perseriten ngjarje te tilla citohet Jorgo Papandreu nga gazeta ne fjale. Keshtu permbajtja e bisedes per kete pike sipas asaj qe percillet nga media perputhet ne vija te trasha por gjithsesi ndryshon ne gjuhen e perdorur. Ajo qe eshte e dukshme dhe perputhet me qendrimet e deritanishme zyrtare eshte jo vetem shqetesimi por edhe paralajmerimi i Athines zyrtare ndaj Shqiperise jo me per ngjarje incidente apo zbatimin e te drejtave te minoritetit por per rritjen e nacionalizmit. Ne vetvete nuk ka dyshime se pervetesimi i kesaj fjale ne komunikimin mes dy vendeve lidhet me realitetin politik shqiptar e pikerisht me hapesirat e reja qe Tirana zyrtare po i krijon ceshtjes came. I njejti irritim vihet re edhe ne marredheniet mes kreut te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule dhe Kryeministrit Berisha qe justifikohet me logjiken e tensioneve pozite-opozite. Nga ana tjeter heshtja e opozites lidhur me te gjithe problematiken e krijuar per keto ceshtje deshmon se faktoret e huaj mbeten percaktues ne zhvillimin politik shqiptar.