E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi mban fjalimin zyrtar ne Asamblene e OKB-se

Presidenti i Republikes

Kreu i delegacionit shqiptar ne sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara Presidenti i Republikes Bamir Topi ka qene dje pjese e pritjes zyrtare qe Presidenti amerikan Barack Obama ka zhvilluar me homologet e tij. Ne oret e para te mengjesit sipas ores shqiptare kreu i shtetit eshte bere pjese e ketij aktiviteti qe perfaqeson edhe nje pike te rendesishme ne serine e takimeve qe Topi ka zhvilluar ne kuader te pjesemarrjes se tij ne sesionin e OKB-se. Nderkohe nje takim tjeter me rendesi ka qene ai me Kryeministrin e Greqise Jorgo Papandreu qe perfaqeson nje vend fqinj me Shqiperine dhe qe ka lidhje te shumefishta ekonomike politike dhe kulturore. Po keshtu axhenda e djeshme e kreut te shtetit ka regjistruar edhe pjesemarrjen ne dreken e organizuar nga sekretari i Pergjithshem i Organizates se Kombeve te Bashkuara Ban Ki Moon per drejtuesit e delegacioneve qe jane pjese e saj. Brenda ketij kuadri pike kulmore ka qene fjala e mbajtur nga Presidenti Bamir Topi ne sesionin zyrtar te Asamblese e cila perben edhe tribunen me te larte nderkombetare per drejtuesit e nje shteti. Sipas burimeve mediatike ne fjalen e tij ai eshte ndalur ne situaten ne Shqiperi reformat e ndermarra dhe hapat e bere ne drejtim te procesit te integrimit. Nje vend te rendesishem ka zene edhe diskutimi per Kosoven per te cilen Presidenti shqiptar ka nenvizuar dhe pershendetur rendesine e vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise e cila i dha te drejte legjitimitetit te Pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›