Rinovimi i kombetares para Euro 2012, vendimtare miqesorja e radhes
Fitorja 1-0 e kombetares shqiptare ndaj Irlandes se Veriut ka krijuar dilema edhe me te medha per trajnerin e ekipit tone kombetar, Josip Kuzhe. Disa lojtare me eksperience, te cilet ishin ne dileme per te vazhduar karrieren ne radhet e kuqezinjve, paraqiten nivel te kenaqshem ne fushe. Kuzhe, megjithate eshte i vendosur per te sjelle elemente te rinj dhe do te perpiqet qe te arrije ekuilibrat para se te rinovoje skuadren, qe do te thote se ai duhet te largoje lojtaret e duhur, ne te ardhmen. Megjithate, Kuzhe mesohet te kete thene se konkurrenca e forte eshte ajo qe do te sjelle garanci suksesit te ekipit, ndaj nuk do te kete asnje te perjashtuar edhe pas ndeshjeve miqesore. Altin Lala zhvilloi nje ndeshje te mire, sikurse edhe Ervin Skela. Dy lojtaret ne fjale jane duke luajtur edhe me ekipet e tyre, ne Gjermani. Nderkohe, formacionit baze ne Gjermani i eshte kthyer edhe sulmuesi Kapllani. Besart Berisha, me paraqitjet e deritanishme, do ta kete me te veshtire per te rifituar besimin e kroatit Kuzhe, pasi duhet te luaje me shume minuta. Edhe Hamdi Salihi dhe Bogdani nuk po tregojne formen e dikurshme. Trajneri po vezhgon lojtare te perspektives, brenda dha jashte vendit, te cilet do t'i ftoje ne miqesoren e dyte te ketij vitit. Ne miqesoren e ardhshme do te kete me siguri ndryshime te nevojshme, ku duhet te testohet nje ekip me i rinovuar. Ata qe do te mbeten jashte,