Ndeshja e kupes, Dinamo nuk gjen fushe
Dinamo ende nuk ka vendosur se ku do te prese kundershtarin e radhes, Sic dihet "Qemal Stafa" i ka mbyllur dyert e saj dhe ne Tirane ka mbetur vetem stadiumi "Selman Stermasi". Por pas ndeshjeve te fundit terreni i saj eshte renduar, nderkohe blute nuk deshirojne te luajne jashte kryeqytetit per kupe. Nga rendesia qe paraqet kjo ndeshje, Dinamo ndryshe nga rasti i kaluar kur u desh te priste Gramozin ne Kruje, kerkon te prese Shkumbinin ne kryeqytet. Kompleksi i saj eshte nje opsion, ndersa mbetet te percaktohet sot se ku do te zhvillohet ndeshja e kthimit, mes Dinamos dhe Shkumbinit.