Rinumërimi, Bogdani: Rama dhe banda e tij kanë vjedhur në Lezhë mbi 1250 vota
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani nëpërmjet një deklarate për shtyp ka komentuar procesin e rinumërimit të votave të qarkut të Lezhës, ndërsa ka akuzuar kreun e PS-së Rama se ka vjedhur plot 1250 vota.
“Partia Demokratike informon qytetarët shqiptarë se shqyrtimi i tabelave origjinale të 10 qendrave të votimit në qarkun e Lezhës dhe rinumërimi katër ditë më parë para kamerave i votave të hedhura në këto dhjetë kuti votimi nxori në dritën e diellit fytyrën e fitores së Edi Ramës, i cili me bandën e krimit, drogës dhe trafiqeve kishte vjedhur me terror dhe para droge 704 vota, duke përmbysur me vota të vjedhura rezultatin në qarkun e Lezhës. Në total pas rinumërimit të votave në të gjitha kutitë e të gjitha qendrave të zonës elektorale të KZAZ nr 13, të Qarkut Lezhë, rezulton se Edi Rama dhe banda e tij e krimit dhe drogës ka vjedhur me dhunë dhe terror dhe para të pista mbi 1250 vota. Këto prova dhe dëshmi faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se PS me bandat e krimit përsëritën në Shqipëri zgjedhjet e 2001”, u shpreh Bogdani.
“PD i deklaron shqiptarve, miqëve dhe partnerëve të Shqipërisë se nuk do pranojë kurrë pushtetin e dalë nga këto zgjedhje as dhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve të diktuar nga Edi Rama me vrasës serialë, trafikantë droge dhe para të pista, pa transaparencën e plotë të votës së qytetarëve shqiptarë dhe për këtë përgjegjësia do bjerë vetëm dhe personalisht mbi Edi Ramën”, tha Bogdani më tej.
(m.a/BalkanWeb)