Durrës, makina shtyp 13-vjeçarins'ka mjete transporti drejt Tiranës
DURRËS - Një autoveturë ka përplasur sot një 13-vjeçar në Durrës, i cili tashmë është në gjendje kritike për jetën. Edhe pse nga policia nuk ka asnjë lloj informacioni zyrtar, në rrugë të tërthorta korrespondenti i 'A1 Report" në Durrës, Artur Korriku raporton paraprakisht se aksidenti ka ndodhur pikërisht në rrugën e Shijakut, ku një autoveturë ka përplasur djalin e vogël me iniciale S.M.
Fëmija pas përplasjes është transportuar prej vetë drejtuesit të mjetit në spitalin e Durrësit. Nuk është ende e qartë dinamika e aksidentit, se kush e ka pasur fajin, por pritet që këto detaje të dalin më vonë pas ekspertizës së ngjarjes.
Mësohet se prindërit e fëmijës kanë kërkuar trajtim më të specializuar. Transportimi drejt Tiranës është parë i pamundur nga mjekët, pasi mungon ambulanca me respirator. "Kam informacion se do të vijnë mjekë nga Tirana për ta trajtuar fëmijën e aksidentuar sot në Durrës", përfundoi raportimin paraprak nga Durrësi gazetari i 'A1 Report", Artur Korriku.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
.