E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Helen Thomas

SHBA – Ish-korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë, Helen Thomas, e cila mbuloi presidentët amerikanë për më shumë se 50 vjet, vdiq sot (20 korrik 2013) në moshën 92 vjeçare.

Miqtë dhe kolegët thanë se ajo u nda nga jeta në shtëpinë e saj në Uashington.

Zonja Thomas ishte një nga gazetaret e para gra në një kohë kur ky profesion dominohej nga burrat. Ajo mbuloi çdo president të Shteteve të Bashkuara që është njëkohësisht edhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura amerikane, që nga Presidenti John F. Kennedy.

Ajo ishte e njohur për shprehjen hapur të pikëpamjeve të saj për çështje delikate, edhe kur i drejtonte pyetje presidentit gjatë konferencave kombëtare të shtypit.

Në vitin 2010 u incizua një deklaratë e saj, ku ajo tha se Izraeli duhet të largohet nga Palestina. Ajo më pas kërkoi të falur, por kjo i dha fund karrierës së saj në Shtëpinë e Bardhë, pasi u kritikua gjerësisht.

Helen Thomas punoi për United Press International dhe gazetat Hearst.

(er.nu/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›