Piramidat e humbura të Egjiptit gjenden në Google
EGJIPT - Disa kodra prej rëre të zbuluara në shkretëtirën egjiptiane duke përdorur Google Earth, mund të jenë vendi i piramidave të humbura.
Arkeologia amerikane Angela Micol zbuloi dy zona përgjatë bregut të Nilit, 90 kilometra larg njëra-tjetrës, të cilat kanë një formë të pazakontë.
Arkeologët e tjerë nuk janë të sigurt nëse piramidat e humbura ndodhen aty, por tani një studim paraprak në terren duke përdorur harta të lashta, sugjeron se vendndodhja mund të jetë e saktë.
Micol bëri zbulimin në shtëpinë e saj në Karolinën e Veriut vitin e kaluar, pasi kishte kontrolluar imazhet në Google Earth për një dekadë.
Ajo shtoi se tani janë zbuluar disa shpella nga gërmime paraprake në vend, të cilat janë 12 kilometra nga qyteti i Ebu Sidhum.
Arkeologia amerikane ka zbuluar gjithashtu se formacionet janë të etiketuara si piramida, në disa harta të rralla antike, raportoi Discovery Neës.
Pretendimi i jashtëzakonshëm i Micol ka tërhequr kritika nga disa autoritete arkeologjike dhe gjeologjike, të cilët ishin skeptikë se një mjet si Google Earth mund të çojë në një zbulim të vërtetë.
Ata i quajtën kodrat e pazakonta, si anomali apo formacioneve shkëmbore të rrahura nga era, që janë të zakonshme në shkretëtirë.
Megjithatë, Mohamed Aly Soliman, i cili drejtoi ekspeditën paraprake pranë Ebu Sidhum, tha se kodrat janë bërë nga shtresa të ndryshme që nuk i përkasin peizazhit përreth, duke sugjeruar se ato ishin bërë qëllimisht nga egjiptianët, duke u përpjekur për të varrosur një strukturë.
(er.nu/BalkanWeb)