E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinumerimi i votave KQZ rrezon kerkesen e Priftit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e Dritan Priftit për rinumërimin e votave për qarkun e Fierit.
Gjatë mbledhjes së sotme ky institucion shqyrtoi kërkesat ankimore për rezultatin e votimit në qarkun e Fierit, të paraqitura nga pesë subjekte zgjedhore. 
Kandidati i pavarur, Dritan Prifti, Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë ishin pesë partitë që kundërshtojnë vendimin e KQZ-së për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Fier. 
Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, Komisioni Zgjedhor rrëzoi të gjitha kërkesat e tyre, si te pabazuara ne ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›