E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinumerimi ne Kukes, bien dyshimet e LSI per vjedhje votash Rozeta Rapushi

Nuk ndryshon rezultati i zgjedhjeve per Qarkun e Kukesit. Kolegji Zgjedhor vendosi dje ne permbyllje te procesit te rinumerimit te votave ne te 15 kutite e votimit per te cilat LSI pretendonte se kishte manipulime, se rezultati nuk ndryshon. Per rrjedhoje, mandatet ne kete qark mbeten si me pare, tashme edhe me vendim te Kolegjit Zgjedhor, ku tre i takojne Partise Demokratike dhe nje Partise Socialiste. Vendimi i djeshem i Kolegjit Zgjedhor erdhi pas rinumerimit te kryer ne ambientet e Gjykates se Apelit per te 15 kutite e votimit. Rezultati i tyre me gjithe pretendimet e LSI, ishte pothuajse absolut dhe ne perputhje te plote me ate te deklaruar me pare. Madje as ne dy kutite me problematike sipas LSI, ne QV 0446 dhe ne QV 0441, votat e rinumeruara perkonin plotesisht me ato te perllogaritura ne tabelen permbledhese dhe nuk kishte manipulime nga ana e PD-se, sic pretendohej. Per te realizuar procesin e rinumerimit, qe nisi mesditen e djeshme, ne Kolegjin Zgjedhor ne ambientet e Gjykates se Apelit u ngriten kater grupe numerimi. Nderkohe qe te pranishem ne proces ishin edhe kandidatet e dy subjekteve politike te interesuara, Apostol Goxhi i LSI dhe Alban Zenelaj PD, si dhe perfaqesuesit e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ne mbyllje te ketij procesi qe nuk prodhoi aspak ndryshim rezultati jo vetem ne mandate por as edhe ne vota, perfaqesuesi i LSI ne Kolegjin Zgjedhor, Ilirjan Muho tha se kerkesa e kesaj force politike, bazohej ne pamjet filmike dhe se pavaresisht vendimit, hetimi do vazhdoje. Sipas LSI, pamjet filmike tregonin se fletet e votimit ishin me gabime. “Ketu u duk se fletet me gabime ishin zhdukur dhe rezultati ishte pothuajse absolut”, - u shpreh Muho. Ndersa perfaqesuesit e KQZ-se, pohuan me krenari se ne Kolegjin Zgjedhor rezultoi, ajo qe ky komision tha dite me pare, se materiali filmik qe LSI pretendoi se disponon, nuk qendron pasi shifrat nuk perputhen. Per rrjedhoje, KQZ kerkoi miratimin e tabeles permbledhese te rezultatit per Qarkun e Kukesit me rezultatet qe dolen nga rinumerimi. Po keshtu, edhe perfaqesuesi i PD-se ne Kolegj, Ivi Kaso, tha se hetimi i kerkuar nga LSI, u bazua ne dyshime dhe jo ne prova apo fakte. “U vertetua ajo qe thame ne, se ishin vetem hamendesime, jo prova apo fakte. E rendesishme eshte se pati nje perputhshmeri absolute”, - u shpreh Kaso. Por pavaresisht vendimit te Kolegjit dhene per Kukesin, perfaqesuesi i LSI-se, vijoi kritikat se kodet ne dy kutite e votimit, te pretenduara si me problematike nga LSI, nuk perputheshin. “Ne monitor kishte flete votimi pa asnje shenje dalluese. Sot u duk qe fletet nuk ishin te bardha por me shenja. Do te hetojme se ku kane shkuar keto fletet e bardha. Dyshojme se dicka ka ndodhur me fletet e votimit. Ne do te respektojme vendimin, por do te hetojme me tej. Prokuroria do te duhet te merret me kete ceshtje”, - reagoi Muho.

Rezultatet ne kutite me te kontestuara

QV 0446 (asnje ndryshim)

PD 251 vota

LSI 31 vota

QV 0441 (asnje ndryshim)

PD 194 vota

LSI 23 vota

Kater kutite ku ndryshoi rezultati me vetem nga 1 vote

Ne 15 kutite e hapura dhe rinumeruara diten e djeshme ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit per Qarkun e Kukesit, rezultati levizi vetem ne kater kuti votimi, me vetem nga nje vote. Keshtu, ne QV 0444 LSI kishte 18 vota, aq rezultuan nga rinumerimi, ndersa PD nga 212 vota, tani ka 211 vota. Po keshtu, ne QV 0445, LSI kishte 28 vota, mbetet po aq. Ndersa PD fiton 1 vote, kishte 332 merr 333 vota. Ndryshim me nga nje vote per keto forca politike u pa edhe ne dy qendra votimi te tjera. Keshtu, ne QV 0454, PD humbet nje vote nga 107, shkon ne 106 vota. Ndersa rezultati per LSI nuk ndryshon, vetem 40 vota. Ndersa ne QV 0462, PD mban numrin prej 177 votash, ndersa LSI humbet nje vote nga 8 te tilla te perllogaritura me pare, shkon ne 7 vota. Kolegji Zgjedhor kerkoi nga KQZ qe te ndryshoje tabelat e rezultateve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›