Përqafimi, si duhet të veprojnë nënat për të pasur fëmijë të shëndetshëm?
Atashimi është lidhja e ngushtë që krijohet ndërmjet 2 personave. Atashimi (sidomos me nënat) ndikon në të ardhmen në krijimin e disa karakteristikave, siç janë: vetërespekti, pavarësia, aftësia për t’u përballur me situata të vështira, stabiliteti emocional, marrëdhëniet afatgjata me familjen dhe miqtë, besimi, intimiteti, dashuria, shpresat për të ardhmen, suksesi i ardhshëm akademik dhe aftësia për t’u kuptuar me fëmijët e tu.
Në fakt ky fenomen është shumë i rëndësishëm dhe ka nevojë për më shumë sesa thjesht teori. Para vitit 1950, të menduarit kryesor në rritjen e fëmijëve bazohej në këtë mentalitet:
“Kurrë mos e përqafoni dhe mos e puthni fëmijën tuaj, mos lejoni që ai të ulet në prehrin tuaj. Nëse duhet ta bëni këtë gjë, atëherë putheni një herë në ballë kur e vendosni në gjumë dhe i thoni natën e mirë. Shtrëngoni duart me të në mëngjes.” (John Watson, 1928)
Pak vite më vonë, 1937-1940: Pas përpjekjeve të përbashkëta të 2 personave, të psikiatres Levy David M. dhe pediatër Harry Bakwin, u deklarua dhe iu tha prindërve se fëmijët e tyre ishin të uritur për dashuri të vërtetë dhe në qoftë se nuk kanë kontakt njerëzor ata mund edhe të vdesin nga “dështimi për të lulëzuar”. Në këtë moment lind shumë natyrshëm pyetja se, çfarë duhet bërë? Është fare e thjeshtë sipas këtyre specialistëve: Duhet t’i përqafoni foshnjat tuaja, por të disiplinoni fëmijët tuaj.
Në vitin 1951, Bowlby ka prezantuar një mënyrë të të menduarit. Ai studioi fëmijët e pastrehë nga shumë kultura dhe zbuloi se privimi i konsiderueshëm në fëmijëri rezulton me pasojat e mëposhtme tek fëmijët:
- Mungesë ndjeshmërie dhe empatie
- Paaftësi për të rregulluar emocionet, kështu që nuk janë në gjendje të japin dhe marrin dashuri
- Çrregullime në të menduar
- Deficit vëmendjeje
Nga studimet ka rezultuar se kur këta fëmijë bëhen vetë prindër, ata fitojnë disa tipare në lidhje me fëmijët e tyre, duke krijuar cikle të gjeneratave të prindërve që nuk do të jenë në gjendje për të formuar një marrëdhënie të ngushtë - dhe e fëmijëve që do të bëhen abuzivë, dhe nuk do të kujdesen për prindërit e tyre.
Në vitin 1960: Mary Ainsworth studioi stilin atashues të nënës dhe gjeti se nënat me fëmijë “të siguruar” jepnin rezultat pozitiv, atashimi ishte një burim i besueshëm ndaj bebet e tyre morën afeksion. Nënat e foshnjave me atashim ankthioz treguan më pak aftësi për të qenë të ndjeshme ose për t’u përshtatur me nevojat e fëmijës së tyre. Nënat e foshnjave me atashim ambivalent ishin kundërshtuese, të paparashikueshme, të zemëruara dhe refuzuese.
Ndaj të dashur prindër, këtu keni disa këshilla të cilat mund t’i merrni parasysh.
Mos i thoni fëmijës suaj:
• Mos të jetë vetvetja
• Mos të jetë një fëmijë
• Mos u rrit
• Mos e bëj atë e mos e
bëj këtë
• Mos bëj asgjë
• Mos u bëj i rëndësishëm
• Mos mendo
• Mos ndje
• Mos qaj.
(e.m/Summerpages/GSH/BalkanWeb)