Rinumerohen votat e Lezhes
Prej orës 16:00 dhe deri pak çaste më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi kutitë e Qarkut të Lezhës, pas kërkesave të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.
U rinumëruan votat në 10 Qendrat e Votimit të Lezhës, sipas pretendimit të demokratëve, si edhe u hapën 6 kuti të materialeve zgjedhore, sipas pretendimeve të socialistëve. Në fund rezultoi se pati mospërputhje rezultatesh me tabelat elektronike, me të cilat është llogaritur rezultati i këtij qarku. Procesi i hapjes së kutive të Lezhës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u ndoq nga gazetarja e TCH, Rovena Moçka. 1) Atëherë, çfarë Pas zgjedhjeveRama takon Tony Blair PS: Anulim në 2 QV në LezhëBerisha mesazh anëtarësisë së PD rezultoi nga rinumërimi i votave të 10 kutive të qytetit të Lezhës dhe nga hapja e 6 kutive të materialeve zgjedhore? Rreth 70 vota për PD nuk ishin llogaritur në rezultatin përfundimtar, që i jepte mandatin e 4 koalicionit të djathtë me një diferencë të ngushtë prej 39 votash, duke përforcuar kështu edhe më tej këtë mandat dhe duke lënë koalicionin e majtë me 3 mandate. 2) Si do të procedohet më tej nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për këtë qark? Nesër do të mblidhet KQZ dhe do të marrë një vendim për pretendimet e PS-së, dhe në rast verifikimi do të shkohet në Kolegjin Zgjedhor për të parë se cila do të jetë vendimmarrja dhe do të jetë Gjykata e Apelit që do të vendosë. Kërkesat ankimore të dy partive, PD dhe PS, për hapjen e kutive u miratuan më herët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Partia Socialiste kërkoi gjithashtu hetim administrativ të procesit të votimit në kutitë e Mamurrasit, që i përket qarkut të Lezhës. / Top Channel