Riorganizimi, PS angazhon Fatos Nanon në Tiranë
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste vendosi dje riorganizimin e strukturave që solli debate në radhët e socialistëve. Pika e dytë e rendit të ditës për ndarjen e të deleguarve të Kryesisë dhe anëtarëve të Asamblesë Kombëtare në rrethe nuk është pritur mirë nga disa përfaqësues socialistë. Shkak i kundërshtimit është bërë ndryshimi i drejtuesve politik të Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe të rretheve në të gjithë Shqipërinë. Kjo ndarje i jep përgjegjësi anëtarëve që të bëjnë drejtim politik të zonave të ngarkuara nga Asambleja Kombëtare. Në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura të asamblesë, sekretari për Organizimin, Blendi Klosi, ka lexuar 230 emra e anëtarëve të kësaj strukture se si do të shpërndahen në të gjithë vendin. Nga leximi i emrave, është vënë re se ish-kryeministri Fatos Nano, ish-Presidenti Rexhep Mejdani, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, janë deleguar për të drejtuar Qarkun e Tiranës.
Pas kësaj procedure, mësohet se i pari që ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij ishte ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ndriçim Hysa. Burime nga kjo mbledhje bëjnë të ditur për gazetën Shekulli se i deleguari i asamblesë në zonën e Elbasanit, Hysa nuk ka rënë dakord me dërgimin e tij në Lushnje dhe ka deklaruar se nuk do ta pranojë këtë detyrë. Ai ka shprehur përpara anëtarëve të tjerë se është zgjedhur disa herë në zonën e Elbasanit dhe se e njeh mirë atë zonë. Në fund të fjalës së tij, Hysa mësohet të ketë hedhur dyshimin se kjo është lojë e ndonjë kryetari bashkie, duke fajësuar indirekt përgjegjësitë tek kryetari aktual i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit. Ky i fundit, duke folur nga vendi i tij ka hedhur poshtë mundësitë që të ketë dijeni mbi këto lëvizje. Por, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mësohet të ketë qenë i prerë në qëndrimin e tij. Burime bëjnë të ditur se kreu i selisë rozë ka nënvizuar se askush nuk duhet të refuzojë detyrën që i ngarkohet nga partia.
Duke replikuar me Ndriçim Hysën, Rama ka kërkuar që ai të shkojë në Lushnje dhe të japë atje kontributin e tij për Partinë Socialiste. Nga ana tjetër kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, u ka sqaruar anëtarëve se Qarku i Tiranës ka shumë përfaqësues, por jo të gjithë do të qëndrojnë në këtë qark, pasi duhet të shpërndahen. Për këtë çështje ka kundërshtuar kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili ka deklaruar në listën e të deleguarve të Asamblesë Kombëtare në qarkun ku ai bën pjesë, pesë anëtarë nuk njihen prej tyre. Mbi këtë shqetësim të ngritur ka replikuar kryetari i Asamblesë Kombëtare, i cili mësohet të ketë nënvizuar se jo të gjithë anëtarët e Qarkut të Tiranës do të mbahen në këtë qark. Në mbledhjen e djeshme të asamblesë nuk ka pasur të tjera diskutimeve mbi pikën dy të rendit të ditës, për sa i përket ndarjes së të deleguarve të Kryesisë dhe anëtarëve të Asamblesë Kombëtare në rrethe. Vetëm deputetët e grupit parlamentar socialist nuk iu janë dhënë udhëzime për zonat që do të mbulojnë. Në mbledhjet e ardhshme do të ketë një ndarje të veçantë për të zgjedhurit socialist në Kuvend.
Debati në mbledhjen me dyer të mbyllura
Ndriçim Hysa: Nuk jam dakord që të mos jem i deleguar në Elbasan. Nuk e pranoj këtë detyrë. Dua të jem aty ku jam zgjedhur disa herë në atë zonë. Kjo është lojë e ndonjë kryetari bashkie.
Qazim Sejdini: Unë sdi gjë.
Edi Rama: Jo ti, por kushdo nuk duhet të refuzojë detyrën që i ngarkohet nga partia. Do të jesh i deleguar në Lushnje, atje do të shkosh të japësh kontributin tënd.
Gramoz Ruçi: Për delegimin e anëtarëve është ndjekur parimi që anëtarët e Tiranës të mos jenë të gjithë këtu.
Shpëtim Gjika: Ne nuk jemi ushtarë. Ata njerëz që janë në listë nuk janë nga Vlora, janë nga Tirana. Nuk duhet të jenë formalisht. Nga pesë këto të deleguarit që na keni caktuar në Vlorë ne si njohim.
Gramoz Ruçi: Epo të gjithë këta të Tiranës nuk do ti mbajmë këtu.
Shkartisen të deleguarit e PS, Braçe dhe Deda kundër Ramës
Përpara mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, kreu i PS-së, Edi Rama, ka thirrur një takim të Kryesisë, për tiu komunikuar anëtarëve shpërndarjen e re të zonave. Mësohet se në këtë takim që ka zgjatur për pak minuta, lideri i socialistëve ka bërë të ditur shpërndarjen e re të të deleguarve të Kryesisë në qarqe. Për ato qarqe të cilat ka një numër të madh votuesish janë deleguar më shumë anëtarë kryesie. Shpërndarje e re nuk është pritur mirë nga drejtuesit politik të qarqeve.
Një prej kundërshtuesve të kësaj skeme lëvizjeje është deputeti i Qarkut të Beratit, Erjon Braçe, i cili është caktuar në jetë i deleguar në Qarkun e Korçës. Por, zyrtari lartë socialist ka vlerësuar publikisht se përmes kësaj lëvizje është krijuar një pështjellim i madh mbi delegimin e anëtarëve të Kryesisë së PS nëpër qarqe apo më ngushte nëpër zona zgjedhore. Pështjellimi është krijuar për shkak të nxjerrjes së qëllimtë të emrave në media, referuar një projekti që nuk ka marre në asnjë germë edhe miratimin tim, të pakën. Unë nuk jam i deleguar i Kryesisë së PS në disa KZAZ në Devoll e Korçë! Jam deputet në rrethin e Beratit! E gjitha në respekt të mandatit të marre nga socialistët e populli në këtë rreth! Ju kam thënë: Nuk kam nevoje për ofiqe në parti apo kudo gjetkë!, – deklaroi Braçe arsyet e mospranimit të ndryshimit të delegimit. Duke vijuar më tej, ai nënvizoi se për ofiqe nuk tradhton e nuk braktis asnjë socialist apo qytetar në të 11 degët e PS apo njësitë administrative në Berat.
Anëtari i Kryesisë bëri të ditur se angazhimi i tij politik e publik do jetë beteja deri në votën e fundit me Sali Berishën dhe regjimin e tij në Kuvend. Përfaqësimi dhe puna me çdo beratas e kuçovar, atje ku ata jetojnë, në funksion të kësaj beteje; mbi të gjitha: Për të ndryshuar jetën e tyre! Ky është borxhi që ju kam unë socialistëve! Ofiqet le ti mbajnë ata që rrojnë për to!, sqaroi deputeti i Qarkut të Beratit. Braçe nënvizoi se detyrimet e tij ndaj qarkut ku është zgjedhur janë politike, njerëzore, publike e ligjore dhe ato janë që vlejnë, jo dëshirat e cilitdo kryetari!
Edhe deputeti i PS për Qarkun e Vlorës, Eltar Deda, ka kundërshtuar këto lëvizje. Ai shprehu dje keqardhjen dhe zhgënjimin e socialistëve të zonës së tij për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Në një komunikim përmes rrjetit social Facebook, deputeti socialist, i cili është dhe i komanduar nga Kryesia për drejtimin e degës së PS në Vlorë, deklaroi se këto mendime do ti japë edhe publikisht me strukturat drejtuese të partisë. Ai solli në vëmendje se te deleguarit e Asamblesë Kombëtare të caktuar në rrethin e Vlorës, 5 prej tyre janë jo banues në këtë zonë. Por akoma me keq është sepse qëllimi që mendohet se ata janë dërguar nuk i shërben punës. Nuk mund të zgjidhen problemet me individë të cilët vota e popullit nuk u ka dhënë besimin ashtu si edhe anëtarësia e rrethit i njeh si mbartës të konflikteve, – deklaroi Eltar Deda. Deputeti solli në vëmendje se Kryesia e PS hoqi si të deleguar nga qarku i Vlorës, Arben Isarajn. Sipas tij, deri më sot PS e Vlorës në të gjitha zgjedhjet ka marrë rezultatet më të larta si asnjëherë tjetër. Nuk e kuptoj pse duhet një kthesë e tillë. Duke filluar nga dita e hënë në seli do të fillojmë një bashkëbisedim për të përballuar bashkë si PS e rrethit të gjithë problematikën sepse është anëtarësia që vendos për çdo gjë, – deklaroi deputeti Deda.
Si shpërndahen anëtarët e Kryesisë në qarqe
Qarku i Tiranës A
