Imami: Takimi pa flamur ishte privat. Qeveria maqedonase: Takimi pa flamur ishte zyrtar, jo informal
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ne lidhje me faktin se Arben Imami ka takuar homologun e tij maqedonas pa flamurin kombetar. Sipas ministrise, ky takim ka qene formal dhe jo zyrtar.
Pas vizitës zyrtare, zoti Imami, pranoi ftesën konfidenciale për një takim informal me zotin Poposki, ministër i jashtëm i Maqedonisë. Ky takim u zhvillua pa protokollin dhe pa axhendën rutinë të takimeve të paravendosura. Takimi është zhvilluar konfidencialisht me kërkesën e z. Poposki, si vlerësim dhe respekt i politikës mbështetse të Qeverisë Shqiptare, që Maqedonia të integrohet në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO, thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.
Por, njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes në Maqedoni, që mban datën 21 janar 2012 thekson se:
“Maqedonia dhe Shqipëria kanë rënë dakord për një bashkëpunim të nivelit të lartë në sferën e mbrojtjes në kuadër të proceseve integruese në BE. Ministrat e Mbrojtjes Imami dhe Poposki ranë dakord për këtë të premten”.
Pra, sic shihet, duke qene se njoftimi shoqerohet edhe me foton e dy ministrave, ku mungon flamuri shqiptar, takimi ka qene zyrtar.