E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatos Mahmutaj, gazetari i plagosur, mesazh Berishës dhe gardistëve: Prisni dëshminë time në gjykatë për 21 Janarin

Share

Fatos Mahmutaj

Nga emisioni Exclusive në Top-Channel me titull 21 Janari një vit më pas… realizuar nga gazetari Muhamed Veliu, transmetuar mbrëmjen e së dielës, përfshihej edhe dëshmia e  gazetarit Fatos Mahmutaj i plagosur në 21 janar 2011. Përmes kësaj dëshmie të parë televizive pas largimit nga Shqipëria, dhënë korrespondentes së Top-Channel në Bruksel, Arta Tozaj, Mahmutaj i ka dërguar një mesazh gardistëve që e goditën me një plumb në dorë,  se ata do të përballen me dëshminë e tij, kur delaroi se Do  të vijë në gjykatë për të dëshmuar.

Në pjesën e dytë të këtij programi Mahmutaj shfaqet duke mbajtur një laptop përpara, duke rrefyer momentin kur ai ishte duke raportuar në telefon atë që po ndodhte dhe momentin kur u plagos. Kjo është përgjigja që Mahmutaj dha kur pyetet si e kujtonte  ai 21 janarin ku mbeti i plagosur, teksa raportonte me telefon në studion e televizionit ABC News atë që po ndodhte në bulevard.

21 janari është një ditë që është njësuar me qënien time. Është një ditë që nuk mund të fshihet, nuk mund të harrohet. Jam përpjekur ta harroj këtë 21 janar këtë ditë. Jam përpjekur që kjo të jetë thjesht një kujtim i hidhur i së kaluarës. Por ka qënë e pamundur edhe për shkak të disa ndodhive që i kanë ndodhur familjes time, që janë ngjarje të hidhura normalisht. Por edhe për disa arsye të tjera.

Momentin e plagosjes ai e ilustron duke treguar  xhaketën e shpuar nga plumbi. .

Më kujtohet një moment kur kisha pak kohë kur kisha ardhur në Belgjikë  dhe ndodhesha në një kamp emigrantës në Bruksel, kur i kërkova familjes time të më sillte disa sende nga Shqipëria. Më dërguan edhe një xhup, që e kisha veshur ditën e ngjarjes.  Sa hapa pakon e nxorra dhe më pas e kapa tek jaka ku ndodhet vrima e plumbit. Ndodhesha me telefon tek veshi dhe me dorën tjetër mbaja kartën e gazetarit, së bashku me mikrofonin, për t’ju lënë të kuptohej që unë isha gazetar dhe mos të më qëllonin. Plumbi më kapi ku bashkohet gishti tregues dhe vazhdoi mbrapa, duke kapur xhupin tek jaka, pikërisht  aty ku ndodhet mesi i qafës time. Pra, ishte një plumb që ishte nisur në kokë. Më ka ruajtur zoti, nuk di ctë them tjetër. Hekuran Deda që vdiq, koka e tij ndodhej vetëm 10 centimetra larg kokës time. Ky ishte për mua 21 janari fatal, që nuk mund ta harroj thotë Mahmutaj.

Por, cfarë e detyroi atë të largohej nga Shqipëria . Mahmutaj tregoi për emisionin Exclusive se pas  21 janarit, ai  u pozicionua si një dëshmitar që denoncoi fuqishëm Gardën e Republikës, duke denoncuar faktin që garda qëlloi mbi njerëzit .  Ditën e enjte 6 ditë pas 21 janarit, unë isha i ftuar ne emisionin Top-Story të Sokol Ballës . Një ditë më pas, që i binte fiks një jave pas 21 janarit, shkova tek spitali Nënë Tereza për të mjekuar dorën.  Kur po kthehesha tek farmacia 10 takova një polic që e kisha lënë të takohesha me të.  Ky polici pa e zgjatur vendosi pistoleten në brinjë, duke më dhënë një mesazh. Mos fol shumë. Pikërisht ajo pistoleta që më vendosën tek farmacia 10 i dha fund cdo gjeje. Nuk kisha zgjidhje tjetër. Nuk kisha c’të bëjë gjë tjetër në Shqipëri. Rrugës në kthim për në shtëpi ndalova tek rruga e Durrësit për të pyetur agjencitë e udhëtimeve për një biletë. Nuk e kisha vendosur ku do të shkoja. Thjesht doja të ikja. Momentin që kalova më kanë pikasur, më kanë parë dhe ndjekur nga mbrapa, kush dreqin e merr vesh dhe një miku im që punon në Rinas më tha që kishin dhënë urdhër verbal atje për të më ndaluar dhe mos të kaloja . Pyeta miq të tjerë të mi të njohur në Durrës, Kakavi dhe Korçë, me idenë se cfarë po ndodh, a është e vërtetë kjo për mua. Më pohuan se ishte e njëjta gjë. Zgjodha një makinacion nga këto marifetet shqiptare për të ikur, se nuk kishte asnjë lloj mundësie tjetër

Rrëfimi gazetarit Mahmutaj vijoi duke shpjeguar përse ai zgjodhi Belgjikën për të kërkuar azil politik.

Zgjodha Belgjikën për të kërkuar azil politik, pasi Belgjika është një vënd me demokraci të konsoliduar, është kryeqytet i Europës dhe është një vënd që ndodhet pak më larg se vendet e rajonit rreth Shqipërisë, për të shmangur ato pasojat negative që më erdhën si pasojë e plagosjes time në 21 janar. Nuk pata shumë probleme me marrjen e statusit të azilantit politik  këtu në Belgjikë, pasi që në ditët e para kreva atë pjesën kryesore të procedurave . Në momentin që u paraqita në zyrën e të huajve në Belgjikë, u prezantova rastin tim, u mjaftuan me cfarë u deklarova për të përfunduar fazën paraprake të dokumentacionit. Thjesht më bënë edhe një vizitë mjekësore, ku mësova se kisha 3 kocka të thyera në dorë nga plumbi. Tashmë jam duke pritur disa procedura  të cilat duan kohë sipas procedurave belge.

Fatos Mahmuaj ka folur edhe për hetimin e plagosjes së tij, e cila është pjesë e dosjes hetimore të prokurorisë.

Jam kontaktuar nga prokuroria që në momentin kur isha i plagosur në spital. Erdhi grupi hetimor, të cilëve u dhashë dëshminë time. Madje u vizatova një skicë të vëndit të ngjarjes, duke ua shpjeguar me detaje gjithcka. Disa ditë më pas në vendin e ngjarjes ku po kaloja rastësisht përballë kryeministrisë, pashe grupin e hetimit dhe kontaktova me një prokuror, i cili është edhe shefi i hetimit të kësaj cështje.  Ky person më propozoi që të largohesha nga Shqipëria për faktin se isha i pasigurtë dhe ndaj nuk mund të vazhdoja së qëndruari në Shqipëri. Ai ma argumentoi me faktin se një ushtar i gardës është më i pushtetshëm sa i gjithë grupi i hetimit, pasi ushtarët e gardës dukej ashiqare që kontrollonin vendin e ngjarjes dhe prishinin provat, ndërsa prokurorët nuk mundeshin të afroheshin në vendin e ngjarjes. Nuk arri ta konceptoj dashakeqësinë e prokurorit të caktuar për të dëmtuar hetimin dhe për të larguar dëshmitarët . Gjithsesi, unë jam kontaktuar nga prokuroria gjatë kohës që ndodhem në Belgjikë me e-maile dhe u kam thënë që jam dakort me cdo lloj mënyre apo forme, patjetër jam në dispozicion të drejtësisë për të dëshmuar pse jo edhe në gjykatë”.

Nuk mendoj që do të dalin ndonjë herë përpara drejtësisë ata që më plagosën mua dhe vranë katër protestues të tjerë. Të gjitha proceset që kanë pak prapavijë politike asnjëherë nuk përfundojnë. Jam shumë pesimist për drejtësinë shqiptare në këtë drejtim, deklaron Mahmutaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›