E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujërat e zeza, investime për bregdet të pastër

TIRANE- Investim serioz per menaxhimin e ujerave te zeza dhe shnderrimin shume shpejt te ujerave tona bregdetare ne me te pastrat.

Deklaraten e ka bere kryeministri Sali Berisha, gjate mbledhjes se sotme te Këshillit të Rregullimit të Territorit te Republikes, ne te cilin jane miratuar nje sere projektesh te rendesishme per zona te ndryshme te vendit.

Do të bëhet një investim për trajtimin e ujërave të zeza. Investimi është në fazën e tenderit dhe do të aplikohet së shpejti. Ujërat e bregdetit shqiptar do të jenë më të pastrat, tha Berisha, duke shtuar se ky investim, i mundësuar kryesisht nga qeveria japoneze, synon pastrimin e bregdetit shqiptar në prag të sezonit turistik.

Sipas tij, Pogradeci është impianti i dytë i përpunimit të ujërave të zeza në vend. “Shumë shpejt ne do vendosim në Shqipëri standartet më të mira kundër ndotjes së ujërave. Standarte jetike për parandalimin e një serie të gjatë sëmundjesh, theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›