Ne KRRTRSH impianti i ujrave të zeza në Kashar
TIRANE- Në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë po shqyrtohet projekti për impiantin e ujrave të zeza për Tiranën që do të ndërtohet në komunën Kashar.
Kryeministri e vlerësoi si investimin më të madh në trajtimin e ujrave të zeza në të gjithë territorin shqiptar. “Është një investim prej 90 milionë euro, ndihmë bujare e qeverisë japoneze.” – tha Berisha duke njoftuar për hapjen e procedurave të tenderit dhe fillimi së shpejti i ndërtimit të tij. “Kjo u bë e mundur pasi qytetarët e tiranës mençurisht zhbllokuan veten e tyre nga bllokada”- tha Berisha.
Sipas kryeministrit ndërtimi i këtij impianti pritet kompletojë ndërtimin e impianteve të mëdha nga Velipoja në Ksamil. “Në këtë mënyrë do bëhet e mundur që shumë shpejt ujrat e bregdetit shqiptar të jenë ujrat e brigjeve më të pastra të Adriatikut, Jonit e Mesdheut. Ky është i impianti i 15- ti që ndëtohet në të gjithë zonën parabregdetare e bregdetare- tha Berisha- duke bërë të mundur realizimin e treguesve më të pastër të ujrave të brigjeve tona.
vijon