E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Rimëkëmbje përballë rrënimit qeverisës

TIRANË- Rrugë të gjatë ku komunikimi me njerëzit përbën aktin themelor të një procesi ku PS do dalë me një plan të detajuar si asnjëherë një forcë politike në 20 vjet, për ti ofruar publikut një kontratë të qartë angazhimesh. Me këto fjalë lideri socialist Edi Rama ka nisur fjalimin në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke premtuar një program që synon kryekëput rimëkëmbjen e ekonomisë, punësimin real, taksimin progresiv, shërbim për të gjithë dhe garë të ndershme konkurruese në ekonomi.

Në këtë rrugë po përvijohen dallimet edhe në katër shtyllat kryesore të programit. Dallimet në raport me ekonominë, alternativa jonë është rimëkëmbja, oferta e tyre është rrënimi i mëtejshëm i ekonomisë. Ne duam punësim real, ata rritje të papunësisë, ne duam taksim të ndershëm, ata ofrojnë taksë të sheshtë që mbyt shtresën e mesme e të varfrit dhe ndan me thikë edhe vetë sipërmarrjen mes 95% të sipërmarrësve dhe një 5% që përfiton nga një politikë klienteliste me sfond tërësisht kriminal. Ne duam ta mbështetim biznesin, ata ofrojnë një rrugë qorre për të që sjellë rrënimin e tij. Ne duam shërbime publike sipas nevojës, ata vetëm sipas mundësisë për të paguar. Ne duam zhvillim modern rural, ata ofrojnë braktisjen e fshatit- tha Rama.

Sipas tij, në rast se tek ekonomia dallimi është krejt i qartë i tillë është dallimi edhe në gjithë qasjen ndaj procesit demokratik, por edhe në pozicionet ndaj integrimit evropian. I tillë po bëhet edhe në sjelljen politike me publikun si një sjellje që duhet të garantojë cdo njeri për atë që do të jetë nesër fytyra e qeverisë sonë- theksoi Rama.

Ai theksoi se në rrugën e programit kanë dalë një sërë aspektesh dramatike të jetës së vendit. Sipas tij, është dramatike që sot të ketë një dallim kaq të fortë dhe kaq diskriminues në përcaktimin e kontributeve mes atyre që fitojnë më pak e atyre që fitojnë më shumë. E ashtuquajtura ulje e taksave që propozon në vijimësi kryeministri të jetë ulje për ata që janë vetëm 5% e komunitetit të sipërmarrësve dhe të jetë barrë e shtuar qoftë edhe brenda komunitetit- tha më tej ai.

Riorganizimi dhe Programi, PS mbledh Asamblene

Mbledhja e Asamblese Kombetare te PS-se ka nisur me nje analize te programit te socialisteve nga  Ilir Beqja.

Sipas tij, PS-ja permes programit per nje Rilindje Kombetare i ka bere tashme te qarta dallimet themelore që ka me kundërshtarët e vet politike, dallime qe jane  ideologjik dhe politike.

“Ajo që kemi përcaktuar në programin bazë po ndërtohet ne detaje nga 21 grupet e punës. Ata kanë nisur të jenë konkretë në produktet e deritanishme, në 15 grupe që kanë zhvilluar edhe tryezat kanë ngritur edhe strukturën në gjithë vendin”- tha ai.

Sipas Beqjas që në programin bazë duken qartë dallimet me kundërshtarët politikë. “Ne jemi angazhuar për një shërbim shëndetësor universal që nuk përjashton 1 milione shqiptarë në moshë pune pa sigurime. Shërbimi që ne do ngremë do blejë shërbimin shëndetësor për cdo shqiptar, ne do ofrojmë shërbime për atë që kanë nevojë shqiptarët”- tha ai.

Ai u ndal ne prioritetin per pronesine, taksimin progresiv, reformenne arsim, e gjithcka tjeter qe synon programi elektoral.

Mesohet se ne kete mbledhje do të analizohet ecuria e punës për zgjedhjet në 117 njësitë vendore në gjithë vendin.

Sipas axhendes se mbledhjes do të diskutohet në lidhje me përgatitjet e Partisë Socialiste për sfidën elektorale të vitit të ardhshëm, pasi është deklaruar se periudha deri në zgjedhje do të cilësohet një vit elektoral.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›