Riorganizimi i kabinetit qeveritar, dorëhiqet Ministri i Jashtëm i Indisë

Riorganizimi i Kabinetit nga kryeministri i vendit, Manmohan Singh, i cili pritet të realizohet gjatë kësaj fundjave, njofton një zyrtar qeveritar.
Ky riorganizim pritet që të përmirësojë imazhin e qeverisë indiane para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, një imazh që kohët e fundit është karakterizuar nga skandale të shumta, që përfshinin edhe disa ministra.
Ndërkohë ministri i jashtëm i Indisë, S.M. Krishna, 80 vjeçar, i dorëzoi dorëheqjen e tij kryeministrit të vendit, pas drejtimit të kësaj ministrie për më shumë se tre vjet.
Krishna nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë gjë. Ai pritet që të kthehet në vendlindjen e tij në Karnataka, për ta forcuar organizimin e partisë së tij në zgjedhjet shtetërore, që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.