“Princi i Asturias” shkon për yjet e Spanjës Hernandez e Casillas

Xavi Hernandez dhe Iker Casillas janë dekoruar me çmimin prestigjioz "Princi i Asturias". Dy yjet e Spanjës janë dekoruar me këtë çmim për meritat e tyre në avansimin e futbollit spanjoll, si dhe partneritetin e mirë që kanë treguar në raportet Spanjë-Kataloni.
Kjo ishte hera e parë që dy lojtarë marrin një çmim të përbashkët.
Në ceremoni ishin të pranishëm drejtues të mëdhenj të futbollit spanjoll, ndërsa ra në sy përfaqimi i tyre duke treguar shoqërinë që kanë.