Riparohet shtylla e dëmtuar në afërsi të Fushë-Krujës
Shtylla e dëmtuar në afërsi të Fushë-Krujës prej një sasie eksplozivi tashmë ka përfunduar . Meqënëse ecuria e punimeve për riparimin e shtyllës së tensionit të larte në Fushë-Krujë, kanë ecur shumë mirë, OST-ja njofton se është bërë rivënia në punë e kësaj shtylle dhe se ditën e nesërme ne datë 7 janar nuk do të ketë me kufizime të energjisë në zonat e Jugut. Në lajmërimin e saj, OST-ja falenderon qytetaret për mirekuptimin e treguar gjatë ditës së sotme në kufizimin e detyruar të energjise për shkak të punimeve. Drejtori i mirëmbajtjes së rrjetit Kujtim Qemalli deklaroi se është punuar me intesitet për përfundimin e saj.
Shtylla e lartë e tensionit të lartë 220 kv u rrëzua prej një sasie eksplozivi në datën 30 dhjetor. Ndërkohë që OST mori të gjitha masat që ndërprerja e energjisë të ishte sa më e paktë. Për këtë ngjarje janë arrestuar disa persona, por ende policia nuk ka vënë nën pranga autorin e ngjarjes.