Shtëpia e Bardhë, Daley shefi i ri i stafit

Presidenti amerikan Barack Obama do të emërojë ish-sekretarin e Tregtisë William Daley si shefin e ri të personelit të Shtëpisë së Bardhë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave Daley do të zëvendësojë shefin në ikje Pete Rouse.
Rouse, i cili rekomandoi zotin Daley për pozicionin e tij, do të vijojë të qendrojë në Shtepinë e Bardhë në detyrën e këshilltarit të presidentit Obama.
Vetë Obama pritet të bëjë një njoftim zyrtar më vonë gjatë ditës së sotme. Ndër të tjera, atij do t`i duhet të gjejë edhe një zëdhënës, pasi ai aktual Robert Gibs ka paralajmëruar largimin.