Riparonte defektin, bie nga shtylla dhe vdes elektricisti
Nje elektricist i ndermarrjes ne Mamurras ka humbur jeten ndersa riparonte nje defekt ne rrjet. Ngjarja ka ndodhur mbreme rreth ores 21:00 ne nje prej lagjeve te qytetit, kur 53-vjecari Ramadan Koleci eshte rrezuar nga lartesia duke u shembur pertoke. Burime te policise vendore konfirmuan lajmin dhe bene me dije se viktima kishte shkuar per te riparuar nje defekt ne linjen e tensionit te larte. Por ndersa ka hipur ne shtylle, gjate kohes qe punonte i mberthyer me pajisjet e tij, aksidentalisht eshte shkeputur prej saj duke rene ne toke. Megjithese koleget i kane ardhur ne ndihme dhe eshte derguar ne spital, shpetimi nga vdekja ka qene i pamundur. Policia nisi hetimet per te zbuluar shkaqet e vdekjes, nese punonjesi eshte goditur nga ndonje rryme elektrike. Qyteti i Mamurrasit prej mbremjes se djeshme eshte zhytur ne erresire te plote, sikurse edhe zona e Tiranes.