E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te rikthehet ne detyre pedagogu, largim zv/rektorit"

Vlore- Keshilli Bashkiak i Vlores akuzon rektoratin e Universitetit "Ismail Qemali" per sulme te qellimshme ndaj ketij institucioni. Gjate mbledhjes urgjente te paralajmeruar prej dates 10 shkurt, eshte diskutuar me tone e kritika te ashpra, largimi pa motiv sipas keshilltareve, i kolegut te tyre Sokol Gjika, nga detyra e pedagogut te jashtem te universitetit, ku jepte lenden e italishtes. Te pranishem kane qene keshilltaret e majte, ku dhe LSI-ja i eshte bashkangjitur socialisteve, ndersa kane munguar te djathtet. Edhe kryebashkiaku Shpetim Gjika, e ka cilesuar nje sulm te qellimshem, duke qene se pedagogu mban njekohesisht edhe mbiemrin e tij. Pedagogu shpjegoi dje se kishte munguar ne universitet sepse angazhohej ne mbledhjen e Keshillit me 5 shkurt. Keshilli kerkoi qe rektori Tanush Shaskaj, te rikthente ne detyre pedagogun dhe te mbante qendrim ndaj zv/rektorit Engjell Licaj, duke kerkuar falje.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›