"Qeveria indiferente per 20 jetet e humbura ne galeri"
Partia Socialiste ka reaguar dje perseri per tragjedine e ndodhur ne minieren e Bulqizes, duke akuzuar qeverine, si pergjegjesen kryesore qe nuk merr masat e duhura. Nepermjet nje deklarate per shtyp te anetarit te Asamblese se PS-se, Ilir Gjoni, u vu ne dukje indiferentizmi edhe pse kane humbur 20 jete ne galerite e nendheshme. "Eshte e disata here, qe Partia Socialiste ka ngritur shqetesimin serioz per kushtet skllaveruese, cnjerezore, te punes se minatoreve ne minierat e Shqiperise, vecanerisht ne ato te Bulqizes e Batres. Eshte e disata here qe ne denoncojme korrupsionin dhe mungesen e masave te sigurise, ne keto miniera dhe per te disaten here qeveria ose hesht, ose justifikohet pa argumente", tha Gjoni. Sipas ish-ministrit te Brendshem, banoret e ketyre zonave detyrohen te nxjerrin buken e gojes, duke vene ne rrezik jeten.