E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishfaqet Fidel Kastro

Zoti Kastro e dorëzoi pushtetin në mesin e vitit 2006, kur iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Njoftimi në televizion përmban edhe një video gjashtë minuta, gjatë së cilës Kastro bisedon me disa studentë venezuelianë gjatë një evenimenti që televizioni kubanez thotë se u zhvillua ditën e shtunë.

Pamjet video të regjistruara, që u transmetuan në televizionin shtetëror e tregojnë zotin Kastro në një formë më të mirë dhe të shëndetshme fizike, duke biseduar dhe duke bërë humor me grupin e studentëve.
Në fillm të ditës, shtypi botoi edhe fotografi të takimit të tij me presidentin e Ekuadorit, Rafael Korrea.

Ish-udhëheqësi revolucionar, që është 83 vjeç, nuk është parë në publik që kur iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ia kaloi pushtetin vëllait të tij të vogël, Raul. Shëndeti dhe vendndodhja e tij mbeten ende sekret shtetëror.

Pati spekullime se shëndeti i tij u përkeqësua mjaft në fund të vitit të kaluar, kur po afrohej edhe 50 vjetori i revolucionit. Por këto pamje të fundit tregojnë se Fidel Kastro është më mirë se atëherë.

Ai mbetet një prej aktorëve kryesorë në Luftën e Ftohtë, që çoi në revolucionin e vitit 1959, i cili e ktheu ishullin e Karaibeve në një shtet komunist në pragun e derës së Amerikës.
start/bbc

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›