E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samit për klimën në Afrikë

Ajo që do të dalë nga Kopenhageni do të zëvendësojë Protokollin e Kiotos.

Takimi në Adis Abebe është i rëndësishëm për Afrikën, sepse ndërsa kontinenti kontribuon më pak në ngrohjen globale, pritet që ai të vuajë më shumë nga pasojat e saj.

Paula Kahumbu, drejtore e organizatës afrikane ambjentaliste, Wildlife Direct tha se Afrika nuk duhet të paguante çmimin për përparimin ekonomik të botës në zhvillim.

"Ajo që do të bëjmë është t'i themi perëndimit se duke vazhduar zhvillimin në një nivelin të paqendrueshëm, do të thotë të shkatërrosh planetin",- deklaroi ajo.
"Kjo nuk ka kuptim, sespe ajo që do të bëjë Afrika është të marrë barrën e pastrimit të emetimeve për perëndimin dhe të sigurojë që perëndimi të vazhdojë zhvillimin ekonomik, duke kompromentuar zhvillimin e vet."
"Kjo për arsye se do të ketë një kosto shumë të madhe të lidhur me pastrimin e ndotjeve që vijnë nga vendet perëdnimore,"- tha Paula Kahumbu nga Wildlife Direct.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›