E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishfaqet "Këngëtarja tullace"

Nga data 15 deri në 18 tetor, ora 19:00, në Teatrin Kombëtar në Tiranë, shfaqet komedia "Këngëtarja tullace" e dramaturgut franko-rumun Eugène Ionesco.


Kjo komedi një nga më përfaqësueset e teatrit absurd, është një nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore. Regjisor i veprës është Spiro Duni. Shfaqja realizohet falë një projekti nga studioja e teatrit "Po"në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar. "Këngëtarja tullace" është një ngakomeditë më të diskutueshme, që edhe vetë autori që e ka shkruar e quan antikomedi.


Në këtë vepër marrin pjesë një kastë e njohur aktorësh si Roland Trebicka, Bujar Asqeriu, Anila Bisha, Marjana Kondi, Flaura Kureta dhe Saimir Sina. E gjithë trupa del sot në një konferencë për shtyp, meqë premiera është dhënë tashmë, verës që shkoi dhe cikli i shfaqjeve që nis nesër është një paspremierë.

--------------------------

Dy klarineta jazz-i, Molinari-Qerimi


Në kuadrin e Javës Austriake nesër, 15 tetor, ora 21:00, në hotel "Rogner" do të mbahet një mbrëmje jazz-i me pjesëmarrjen e Ernesto Molinarit dhe artistit shqiptar Fatos Qerimi. Vetëm dy net më parë klarinetisti Molinari pati në hotel "Dajti" një koncert të titulluar "Sounds and Spaces, an Audio - Visual Performance", me pjesë nga Berio, Jarell, Staud, Dierksen, Molinari, Grisey.


Po me rastin e ditëve të Kulturës Austriake, të premten, më 16 tetor, ora 21:00, sërish në ambientet e hotel "Rogner", "Ensemble Labyrinthe" luan pjesë nga Fontana, Frescobaldi, Biber, Couperin dhe Corelli.


Java e kulturës austriake mbyllet të shtunën, në datën 17 tetor, me një koncert përmbyllës


të pjesëmarrësve në aktivitet, në orën 19.30, në sallën Black Box të Akademisë së Arteve.


Gjatë gjithë javës në ambientet e hotel "Rogner" do të jetë e hapur një ekspozitë e piktores Marie Alice Sorieul.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›