E Diel, 1 Nëntor 2026

Rishfaqet Topalli, falënderon përkrahësit e PD: Mirënjohje që mbrojtët alternativën dhe votën tonë

topalljaKryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që udhëhoqi listën e kandidatëve në qarkun e Shkodrës, duke i sjellë të djathtës një humbje historike, është bërë e gjallë.

Në një postim të shkurtër në FB, ajo falënderon votuesit.

Falenderim dhe mirënjohje për çdo militant, anëtar, simpatizant e votues të Partisë Demokratike! Falenderim dhe mirënjohje për mundin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë absolute me të cilën mbrojtët alternativën dhe votën tonë. Me mirënjohje të pafund. Jozefina, thuhet në postimin e Topallit./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›