E Diel, 1 Nëntor 2026

Roberto Saviano: Është koha që Shqipëria të nisë ndryshimin që do e sjellë në Europë

saviano

Nga Roberto Saviano*

Shqipëria është një vend kaq pranë, fatet e të cilit janë të gërshetuara me Italinë.

Për Shqipërinë nuk mund të thuhet kurrë që më mirë të flasim për atë që ndodh në Itali, sepse Shqipëria është një vend i lidhur me Italinë nga pikëpamja kulturore, historike dhe gjeografike.

Të dielën, më 23 qershor, u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, që është një demokraci e re dhe në rrezik.

Ndërkohë që po mbylleshin votimet, pati të shtëna në Laç dhe u vra një eksponent i qendrës së majtë.

Edi Rama, socialist dhe lider i koalicionit të qendrës së majtë, në fund të votimit deklaroi se koalicioni i tij është në rrugën e duhur për të marrë ato vende në parlament që kishte parashikuar.

Por më pas, kryeministri Sali Berisha në largim, nisi të pretendojë fitoren, duke mos njohur humbjen.

Rezultatet zyrtare i japin 57.7 përqind koalicionit të Edi Ramës dhe 39.4 përqind atij të udhëhequr nga Sali Berisha.

Shqipëria, që në këto dekada ka ditur të transformohet, duke dalë nga një diktaturë e tmerrshme komuniste e Enver Hoxhës, është një vend i mbushur me talente dhe mundësi.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve dhe ndryshimi që shpresojmë se do të sjellë me të, janë jetike për të frenuar korrupsionin e Berishës dhe për të nisur një dallim të vërtetë me bandat mafioze shqiptare.

Është koha për ti lejuar Shqipërisë që të iniciojë ndryshimin që do e sjellë në Europë.

Simpatia ime shkon për të gjithë lexuesit shqiptarë, që më ndjekin, dhe që e di që në këto kohë janë të angazhuar në respektimin e demokracisë.

*Mesazh i shkrimtari dhe gazetarit italian, postuar në rrjetin social, Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›