E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rishi Sunak takohet sot me Mbretin Charles, jep fjalimin e parë si Kryeministër i Britanisë

Kryeministrja në largim Liz Truss pritet të mbajë takimin e saj të fundit të kabinetit këtë mëngjes, në ditën e saj të 50-të në detyrë, përpara se të japë një deklaratë largimi në Downing Street në orën 10:15, dhe më pas të shkojë në Pallatin Buckingham për t’i paraqitur dorëheqjen e saj Mbretit Charles.

Në orën 11:35, Rishi Sunak do të takohet me Mbretin përpara se t’i drejtohet kombit nga Downing Street si kryeministri i parë hindu. Diferenca e tij e madhe e mbështetjes nga e djathta dhe e majta e partisë do të thotë se ai ka dorë të lirë në zgjedhjen e kabinetit të tij. Rishi Sunak fitoi zgjedhjet pasi rivalët Penny Mordaunt dhe Boris Johnson u larguan. Ai do të zëvendësojë Liz Truss në numrin 10. Rishi Sunak është gati të bëhet kryeministri më i ri i Mbretërisë së Bashkuar për më shumë se 200 vjet.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka ndarë mendimet e tij për Rishi Sunak i cili bëhet kryeministri i parë britanik aziatik i Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se është shumë befasues. Komentet e Biden erdhën gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë që shënonte festivalin hindu të Diwali.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›