Aktiviteti fizik i rregullt rrit efektivitetin e vaksinave kundër COVID-19

Aktiviteti fizik i rregullt rrit efektivitetin e vaksinave kundër Covid-19, sipas një hulumtimi të ri shkencor. Shkencëtarët theksojnë se kanë provuar se aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në reduktimin e pasojave të COVID-19, si dhe redukton rrezikun për t’u shtruar në spital, për t’u intubuar në një njësi të kujdesit intensiv ose për të vdekur nga koronavirusi.
Sipas studimit personat e vaksinuar plotësisht që ushtroheshin më shumë se 150 minuta në javë kishin pothuajse tre herë më pak rrezik për t’u shtruar në spital për shkak të Covid-19, krahasuar me personat e vaksinuar të pa ushtruar dhe fizikisht joaktivë. Ushtruesit e moderuar kishin pothuajse një herë e gjysmë më pak rrezik.
Studiuesit vlerësojnë se rritja e efektivitetit të vaksinave ndodh si pasojë e kombinimit të niveleve të rritura të antitrupave, mbrojtjes imune të përmirësuar të qelizave T si edhe faktorëve psikosocialë.
/rtsh.al/