E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishikimi i buxhetit, Bode: Borxhi nuk rritet

TIRANË- Ministri i Financave, Ritvan Bode ka deklaruar se qeveria do të vijojë me rritjen e pagave dhe pensioneve, ndërkohë që borxhi nuk do të pësojë rritje dhe nuk do e kalojë shifrën 60%.

Në fjalën e tij, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku diskutohet sot rishikimi i buxhetit, Bode ka pranuar se ky vit është shënuar me ngadalësim të rritjes ekonomike për shkak të situatës rajonale dhe rënie të konsumit familjarë, por megjithëkëtë normat e interesit janë të stabilizuara.

Sipas Bodes kostoja e borxhit është pasojë e borxheve të vjetra. Bode ka theksuar se rritja e të ardhurave është 4.4 % dhe shpenzimet llogariten në masën 92.8%.

Në vend është shënuar ulje e papunësisë, ndërkohë që qeveria është e vendosur të vazhdojë me rritjen e rrogave dhe të pensioneve- ka thënë ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›