E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadat e Ish-RSFJ, anashkalohet Kosova

SHKUP- Vendet trashëguese të ish-Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (RSFJ) kanë arritur marrëveshjen për ndarjen e pronës së ish-përfaqësive diplomatike.

Maqedonia sipas marrëveshjes, në fazën e parë nga ndarja ka fituar ambasadën në Kanbera të Australisë si dhe konsullatën në Athinë. Në këtë ndarje të pasurisë, Kosova është anashkaluar, pasi që ajo ishte pjesë autonome konstituive e federatës, mirëpo sipas kushtetutës ishte në kuadër të Serbisë.

Sipas marrëveshjes së ndarjes, Serbia do t’i jape Kroacisë ndërtesën e ambasadës në Vjenë dhe dy apartamente diplomatike në Trst.

Sllovenia përfiton rezidencën në Romë, Konsullatat në Klagenfurt dhe Milano. Bosnjë-Hercegovinë do të përfitojë rezidencën në Budapest dhe shtëpi në Uashington.

Serbia përfiton ambasadën në Pragë si dhe rezidencat në Uashington dhe Otavë. Ndarja u bë sipas kuotave të marrëveshjes të ish-anëtareve të federatës. Ndarja e sërishme do të bëhet gjatë muajit shtator. Nga viti i ardhshëm do të fillojë ndarja e pronës në vendet e Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD), me kete rast do të nisin negociatat për objektet në Afrikë, Azi dhe vendet tjera në botë. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›