E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, minatorët në ditën e dytë të protestës

BULQIZE- Protesta e rreth 700 minatoreve per kushte me te mira pune, e rritje page ka hyre sot ne diten e dyte.

Pasi i kane bere me dije listen e kerkesave firmes koncensionare “Albanian Krom”, ata mbeten ne pritje, duke deklaruar se nuk do te terhiqen pa marre pergjigje pozitive.

Kushte me te mira pune, rritje te pages me 20%, heqjen e takses se sheshte, kryerjen e investimeve te premtuara, sidomos ne pusin kryesor, largimin e subjekteve te palicencuara nga territori i ACR-se, miratimi i statusit te minatorit dhe ulja e moshes se daljes ne pension, jane kerkesat qe jane bere me dije edhe nga kryetari i Sindikatave te Minatoreve te Shqiperise, Taf Koleci.

“Ne duhet te jemi te vendosur dhe te bashkuar deri ne fund, ndryshe kerkesat tona do te mbeten ne leter edhe per shume kohe. nese zyrtaret e ACR-se, nuk binden me kete nderprerje te punes, atehere ne do te jemi te detyruar te nisin greven e urise”- ka thene Dilaver Perkoxha, kryetari i keshillit sindikal te minatoreve te Bulqizes.

Dje, ne mbeshtetje te minatoret te Bulqizes jane mbledhur te tjere bashkevuajtes nga Elbasani dhe Burreli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›