Topi-Tatarzinskës: Integrimi, aspirata jonë e thellë

Në takimin mes Presidentit Topi dhe zonjës Tatarzinska ishte i pranishëm edhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Etore Sekui.
Presidenti Bamir Topi theksoi në takim se aspirata e thellë e popullit shqiptar është integrimi në Bashkimin Evropian, dhe si e tillë mbetet objektivi parësor i politikës së jashtme shqiptare.
"Objektivi ynë është përshpejtimi i procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë në gjirin e familjes së madhe evropiane dhe ne kemi shpresë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, pasi të kemi plotësuar kriteret e duhura e të kemi kapërcyer ngërçin e stërzgjatur politik, duke rivendosur dialogun funksional institucional e duke respektuar ligjet në fuqi dhe institucionet e pavarura kushtetuese", theksoi Presidenti i Republikës.
Në fjalën e saj, ambasadorja polake Irena Tatarzinska i parashtroi Presidentit Topi përparësitë e programit të presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, ku më kryesoret do të jenë vazhdimësia e procesit të zgjerimit, si dhe mbështetja dhe ndihmesa ndaj Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në gjirin e familjes evropiane.
"Polonia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë të palëkundur Shqipërinë në përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke uruar që vendi të arrijë ta fitojë sa më shpejt statusin e vendit kandidat", theksoi ambasadorja e Polonisë në Tiranë, Irena Tatarzinska. /Start/
2011-07-04 17:55