E Diel, 1 Nëntor 2026

Rishikimi i buxhetit Konfindustria Qeveria te ripercaktoje investimet jo politikisht

Gjergj Buxhuku

Tirane 3 korrik 2011 NOA 8211 Konfindustria mbeshtet ne parim rishikimin e buxhetit te ketij viti nga qeveria. Duke iu referuar faktit se rishikimi i buxhetit synon ruajtjen e ekuilibrit makroekonomik nepermjet uljes se shpenzimeve publike dhe ruajtjes se domosdoshme te nivelit te tanishem te sistemit te taksave Administratori i Pergjithshem i Konfindustrise Gjergj Buxhuku keshillon qeverine qe te percaktoje ne menyre profesionale projektet e investimeve qe do te preken nga shkurtimi i financimeve per gjashte mujorin e dyte te vitit.

Ai e argumenton kete me rendesine e tyre publike dhe shkallen e thithjes se deritashme te financimeve.

Administratori Buxhuku ne nje deklarate per shtyp deklaron se ripercaktimi i investimeve kapitale te buxhetit 2011 duhet te kryhet jo subjektivisht dhe politikisht por vetem nepermjet vleresimit ekonomik-financiar krahasues te secilit prej tyre.

Buxhuku thekson se edhe investimet kapitale ne buxhetin e rishikuar te pjeses se dyte te vitit financiar ne vazhdim duhet te shkojne drejt perqendrimit te domosdoshem te projekteve qe do te vazhdojne te financohen gjate vitit 2011.

Sipas administratorit te Konfindustrise nisur edhe nga fushata zgjedhore ne buxhetin e vitit 2011 parashikohej nje numer mjaft i madh dhe pjesezim i theksuar i projekteve te parashikuara per tu financuar cka ka rrezikuar seriozisht uljen e efektivitetit dhe cilesise.

Konfindustria keshillon qeverine te marre parasysh verejtjet e saj ne rishikimin e buxhetit te vitit 2011 pasi ne te kundert ekonomia kombetare dhe mireqenia e qytetareve rrezikojne te perballen me pasoja te renda dhe afatgjate.

Financat publike ne Shqiperi sikurse edhe ne nje shumice vendesh te rajonit dhe BE-se per arsye te krizes globale kane pesuar goditje te ndjeshme dhe te dukshme dhe tregjet boterore te parase jane shtrenjtuar ndjeshem ben me dije Buxhuku.

Ai thekson se keto fakte rrezikojne qe te perballemi me perdorimin me efektivitet te ulet te parave publike te siguruara me kaq veshtiresi pasojat e te ciles do te jene te renda per ekonomine kombetare dhe mireqenien e qytetareve shqiptare jo vetem per vitin 2011 por ne afat te gjate.

mit/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›