Rishikimi i buxhetit Preci Qeveria te beje kujdes

Qeveria duhet të jetë më e përgjegjshme në vendimet që merr në lidhje me paketat fiskale dhe rishikimet e buxhetit. Duke parë ndryshimet, që më së shumti janë të detyruara, ekspertë të ekonomisë kërkojnë që gjithçka të bëhet në bashkëbisedim me grupet e interesit që janë të prekura nga fondet buxhetore dhe taksat.
“Do të ishte mirë që ndryshimi të mos ndodhë më siç ka ndodhur 5-6 vitet e fundit në mes të vitit, por të kryhet paralelisht me miratimin e buxhetit të vitit pasardhës, pra në fund të vitit, me qëllim që t’u japë mundësi bizneseve të vizionojnë qartësisht të ardhmen dhe të mos ketë efekte negative te bizneset. Rishikimi i buxhetit të konsiderohet si pjesë e paketës fiskale dhe jo ndërhyrje rregulluese që më shumë favorizon qeverinë sesa bizneset”-thotë eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.
Për Albanian Screen, Zef Preçi thotë se eksperiencat e viteve të mëparshme elektorale duhet të ishin marrë parasysh dhe për buxhetin e paketën fiskale të këtij viti.
“Rishikimi kushtëzohet nga fakti që Shqipëria ishte në një vit elektoral, ndaj një pjesë e mirë e shpenzimeve u zhvendosën në 6-mujorin e parë. Në të njëjtën kohë, projeksionet që vijnë nga analiza e 4-mujorit të parë tregojnë që nuk janë realizuar objektivat për grumbullimin e të ardhurave buxhetore dhe bëhet i paevitueshëm”-thekson Preçi.
Brenda javës që vjen pritet që të konkretizohen shkurtimet në buxhet. Në total pritet të jenë rreth 20 miliard lekë rialokime të fondeve që kryesisht nuk janë përdorur.
Florian Papadhimitri