Rishkrimi i historisë dhe orientimi i shqiptarëve
Unë u bëj thirrje historianëve të vendit të hapin arkivat dhe tu thonë shqiptarëve të vërtetat ashtu si janë. Historia duhet të flasë me të vërtetat si janë, dhe kjo do ti ndihmojë shqiptarët ta njohin më mirë veten e tyre, të jenë vetja dhe të shohin më qartë drejt së ardhmes. Kështu foli z. Sali Berisha para pak ditëve, duke i paraprirë kështu me shkathtësi edhe një debati që pati filluar në Kosovë, për të disatën herë rresht, nga ndërhyrja e disa zyrtarëve të lartë turq që kulmoi me vizitën e ministrit të Jashtëm turk, Davutoglu – si dhe një debati në Maqedoni, ku duket haptazi një segregacion i maqedonasve në shkrimin e historisë së shqiptarëve. Por, ndërsa këta të fundit e kanë debatin pak më të shtrirë në kohë, debati për çështjen e historisë në Kosovë dhe sidomos në Shqipëri, është pak më i afërt në lidhje me problemet, vërtet, hera-herës të politizuara. Pyetja që shtrohet është: A duhet rishikuar dhe rishkruar historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve? Sipas meje, pa dyshim që po. A ka qenë ajo thellësisht e politizuar gjatë kohës së komunizmit dhe madje edhe pjesërisht e tillë në këto 20 vjet demokraci? Përsëri, pa dyshim që po. Që të mos ndodhte kjo, natyrisht që ka pasur nevojë për gjak të ri në institucionet shtetërore që shkruajnë historinë zyrtare të Shqipërisë, siç është Instituti i Historisë, Akademia e Shkencave, pedagogët e Fakultetit të Historisë etj. Duke qenë se shumë nga punonjësit e këtyre institucioneve kanë qenë të lidhur me sistemin e kaluar komunist dhe i shërbyen atij me bindje, natyrisht që historia e shkruar prej tyre ka qenë dhe është thellësisht e indoktrinuar. Madje edhe historia e shkruar në kohën e Zogut, hera-herës ka qenë e tillë dhe manipulimi i historisë dhe i historianëve ka qenë, është e do të jetë prezent.
II
Historia synon ti shërbejë së ardhmes si dhe klasës së sotme politike, dhe kur ajo nuk është në gjendje ta kryejë objektivisht këtë funksion, fillon në thelbin e vet të zbukurohet e deformohet. Gjithsesi, në sistemin pluralist ka një vektor imponues më të butë në këtë drejtim, krahasuar me sistemet diktatoriale, të cilat synojnë të përjetësohen edhe me ndihmën e manipulimit të historisë dhe trushpëlarjes së shtresave të mesme e të ulëta. Por, politika te ne, përpara se të japë sugjerime ndaj historianëve, ka shansin ta kryejë vetë ajo korrigjimin e historisë. P.sh., doktor Berisha mund ta korrigjojë historinë e padrejtësisë apo vjedhjes së buxhetit nëpërmjet ligjit Statusi i Dëshmorit të Atdheut, ku njëra palë që kreu luftën civile në Shqipëri, ish-komunistët, paguhet me paratë e buxhetit ku kontribuon edhe pala tjetër, nacionalistët e persekutuar. Kjo është e tmerrshme. Këtu duhet ose moratorium, ose të paguhen të dyja palët e vrara në luftë. Në palën e nacionalistëve kanë qenë kryesisht Balli Kombëtar dhe Legaliteti. Gjithashtu, nuk kemi parë demarshe të forta të pushtetit lokal të PD në çkrimbjen e emërtimeve të rrugëve e shesheve e zëvendësimin me emra të rinj që skanë pasur lidhje me PKSH. Por, Kryeministri në fjalën e tij thotë se vetëm Mbreti e gegët e tij duhen rivlerësuar, pasi vetëm Mbreti, oborri mbështetësit e tij vazhduan përpjekjet e tyre të gjithanshme për Shqipërinë, Kosovën, kombin. Historia vazhdon të jetë e keqe për shqiptarët, ajo nuk u ka thënë shqiptarëve akoma të vërtetat e tyre. Kjo nuk është gjithë e vërteta, edhe pse Ahmet Zogolli duhet riparë për disa vlera të mëdha që themeloi dhe sidomos për ngritjen e një shteti të fortë laik, për modelin e rezistencës që solli si ndaj Vatikanit, ashtu edhe ndaj Fanarit për çështjet e laicitetit dhe ngritjes e funksionimit të institucioneve të religjioneve në shërbim të çështjes kombëtare, gjë që ska dashur ta kryejë klasa e sotme politike sahanlëpirëse. Por, vetë Kryeministri ynë është i molisur nga indoktrinimi i historisë së PPSH, nga lugetërit dhe engjëjt e Luftës së Dytë Botërore, ndaj dhe nuk guxon ta prekë figurën madhështore të nacionalistëve të Ballit Kombëtar dhe purifikimin e saj nga disa shkarashkrues të historisë. Por çfarë ka qenë Lufta e Dytë? Këtë luftë e bëri Elita e bankingut me disa qëllime: a)krijimin e Lidhjes së dytë të Kombeve (OKB apo thënë ndryshe Qeverinë Botërore, pasi Lidhja e Kombeve nuk u pranua nga Kongresi amerikan dhe SHBA hyri në izolacionizëm), si dhe krijimin e Federatës së Kombeve Europiane (BE); b) krijimin e fitimeve nga tregtia e armatimeve dhe rindërtimi i vendeve gërmadhë me hua publike; c) kontrolli i numrit të popullsisë sipas teorive maltusiane (kjo sot realizohet me cuname, sëmundje artificiale dhe shpërthime të centraleve bërthamore); d)krijimi i shtetit të Izraelit nëpërmjet tmerrit të holokaustit të shkaktuara ndaj shtresave të ulëta të jahudinjve. Të dyja palët ishin bashkë për të realizuar këto katër qëllime dhe sot nuk është mburrje të thuash se me kë palë ishe i lidhur, me fitimtarët, apo me humbësit virtualë që shpesh i dëgjojmë edhe sot të përmenden me naivitet nga historianët tanë trushpëlarë. Këta nuk e dinë se përse doli Urdhri 18 B i Çurçillit, i cili burgoste të gjithë ata anglezë që e quanin publikisht Luftën e re, të projektuar për 4 qëllimet e mësipërme. P.sh., në trupat SS të Hitlerit bënte pjesë Princi Bernhard i Holandës, ai që krijoi 15 vjet më pas grupin e fuqishëm Billderberg, grup i cili sot ka shumë frerë të botës në duart e veta dhe që mblidhet një herë në vit. Vetë Hitleri ka qenë i hipnotizuar nga miku i tij, anglezi E. Lajton dhe nga urdhri ezoterik i Thule Society të madam Blevatskajas, nga e cila frymëzohej edhe Xhon Raskin, anglezi që eklipsoi me idetë platonike të tij shoqërinë tjetër të fuqishme të Rounde Table si dhe frymëzuesi i Marksit, Rhodesit dhe lord Milnerit në Angli. Nëpërmjet sekretarit të Luftës të Presidentit Ruzvelt dhe këshilltarit të tij kryesor B. Baruch dhe familjeve të tilla amerikane si Ford, Harriman, Bush, Dulles etj., u realizua një bashkëpunim i gjerë ekonomik midis Gjermanisë dhe SHBA për të krijuar makinerinë luftarake të Hitlerit. Mbështetësi financiar kryesor i Hitlerit, Fric Tisen, përzgjodhi firmën ligjore Dalles, Sullivan and Cromwell të Allen Dulles për ti ndihmuar në punët e degës amerikane të kompanisë më të madhe të nazistëve, I. G. Farbenit. Dy prodhuesit më të mëdhenj të tankeve për ushtritë e Hitlerit edhe gjatë luftës, ishin degët gjermane të Ford Motor Company dhe General Motors (Opel), të kontrolluara nga Morgani. Më 1928-n, Ford Motor Company në Gjermani u shkri me I. G. Farben. Karl Bosh i Farbenit do të bëhej drejtuesi i veprimtarisë së Fordit në Gjermani. Po kështu edhe britanikët e mbështetën riarmatimin e nazistëve më 1936-n nëpërmjet kreditimit të fondit sekret nazist National Trusteeship që kishte sjellë Hitlerin në fuqi. Vetë Çambërleni, lordët e fuqishëm Lothian, Halifax dhe Astor (këta zotërojnë revistën The Times), i kërkuan në mars të 1939-s Çekosllovakisë që ti dorëzohej Hitlerit. Për të gjitha këto arsye, Lufta e Dytë duhet rishkruar ashtu si ka ndodhur, dhe jo mbi bazën e përrallave, sepse fitimtare e luftës ishte Elita që pakësoi popullsinë, fitoi në mënyrë përrallore, krijoi OKB-në, filloi krijimin e superfuqisë BE si dhe jahudinjtë që krijuan Izraelin; humbëse ishin kombet, e sidomos kombet europano-perëndimore, ato të Ballkanit dhe Rusia. Edhe ndarja e botës në vitet 44-45 u krye nga Elita. Shqipëria u la nën Federatën e pasuksesshme Jugosllave, por rruga jonë ndërroi nga grindja e Stalinit me Titon për të mos e lejuar Jugosllavinë të bashkëpunonte me Perëndimin, ashtu si ishte lënë edhe për shtete të tjera si Hungaria, Polonia, Çekosllovakia etj. (këto duhej të ishin me pluralizëm tregu, por me monizëm politik). Stalini e shfrytëzoi mosmarrëveshjen me katolikun Tito për të gllabëruar nën tutelën e vet drejtpërsëdrejti Shqipërinë, ashtu si edhe Bullgarinë e vendet e tjera ish-komuniste. Ndërsa Federata shumëkom
