E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA zbulon arme moderne ne Irak

Forcat ushtarake amerikane kane zbuluar ne territoret irakiane disa depo me arme iraniane te prodhuara kohet e fundit. Ky fakt pretendohej dje ne nje raport te gazetes "The Wall Street Journal". Ai le te kuptohet se Irani dergon arme ne Irak megjithese ka deklaruar se nuk ndodh nje gje e tille. Ne raport citohen dy komandante te larte. Zyrtaret ne Bagdad dhe ne Uashington u shprehen se armet e gjetura, nder te cilat kishte mortaja, raketa dhe lende e eksplozive, mbi etiketat e sigurise mbanin data prodhimi te dy muajve te fundit. Nje zedhenes i Departamentit amerikan te Mbrojtjes u shpreh se nuk e kishte lexuar raportin e gazetes, ndaj nuk mund te komentonte rreth tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›