Spanje, 19 tone hashash dhe 35 ne pranga
Policia spanjolle bllokoi 19 tone hashash dhe arrestoi 35 veta gjate tri diteve fundit. Autoritetet thane se kryen pese operacione ne zona te ndryshme te vendit. Dje, 14 persona u arrestuan dhe tre tone hashash u bllokuan ne nje anije prane Gerone, ndersa pas nje operacioni te kryer ne provincen Almeria u bllokua edhe nje ton tjeter kanabis. Ne nje anije u bllokuan me shume se gjashte tone kanabis dhe u arrestuan pese persona te ekuipazhit. Po dje, kater tone kanabis u bllokuan ne provincen e Valencias dhe u arestuan tete persona me kombesi kubaneze, spanjolle dhe marokene, ndersa 4,5 tone u bllokuan ne nje tjeter province dhe u arrestuan tete persona. Qe nga fillimi i vitit, doganat spanjolle kane bllokuar afro 90 tone hashash.