Vrasja e adoleshentit policia publikon videon
George Zimmerman vrau Trayvon Martin pasi u vetëmbrojt. Kështu ka bërë me dije babai i tij, Robert, i cili tha për televizionin lokal në Florida se 17-vjeçari ishte ai që sulmoi i pari, duke i thyer hundën e duke i shkaktuar plagë në kokë djalit të tij. Por një video e re e policisë nuk është në të njëjtën linjë me këtë version.
Video tregon se Zimmerman nuk ka asnjë plagë në kokë. Ligji në Florida e lejon një person të përdorë forcën nëse bëhet fjalë për vetëmbrojtje. Vrasja lejohet vetëm nëse personi beson se kundërshtari mund ta vrasë apo ta dëmtojë rëndë. Vrasja e adoleshentit me ngjyrë, Martin ka shkaktuar debat të ashpër në mbarë SHBA-në.
Në disa vende ka pasur protesta, sipas të cilave, vrasja ka ndodhur për motive racore. Edhe pse imazhet e videos nuk janë mjaft të qarta asnjë shenjë lëndimi nuk duket në kokën e tij. Kritikat mbi mënyrën e trajtimit të çështjes kanë detyruar dhe shefin e policisë të japë dorëheqjen, ndërsa çështja po shqyrtohet nga departamenti amerikan i drejtësisë.
Procesi gjyqësor në lidhje me këtë çështje pritet të nisë në muajin prill. Ndërsa hetimet mbi ngjarjen e rëndë ende vazhdojnë.