Fondi i europian i shpetimit do te shtohet deri ne 800 miliarde euro
Fuqizimi i fondit të shpëtimit të eurozonës do të shtohet deri në 800 miliardë euro. Ky vendim është marrë në takimin e eurogrupit në Kopenhagen. Miniastrat e financave të eurozonës kanë vendosur të mobilizojnë për një mbrojtje totale me 800 miliardë euro, apo më shumë se 1 trilon dollarë mbështetjen e vendeve në vështirësi nga kriza e borxheve. Konkretisht sipas komunikatës zyrtare nga ky takim thuhet se shifra përbëhet nga 500 miliardë euro të mekanizmit të stabilitetit europian, të cilës do t’i shtohen edhe 200 miliardë të fondit të shpëtimit të shteteve dhe 100 miliardë të tjera të fondit të përhershëm europian, pra në total 800 miliardë euro. Përpara nisjes së takimit komisioneri europian për çështjet ekonomike dhe financiare Olli Rehn ka shprehur shqetësimin se Spanja është në një situatë shumë të vështirë. Por pavarësisht kësaj komisioneri ka shtuar se Spanja ka potenciale të shumta dhe është e rëndësishme që të vijojë me koherencë të përmirësojë qëndrueshmërinë e financave publike të saj dhe t’u japë impuls reformave, që do të ndihmojnë rritjen dhe punësimin ka thënë Rehn. Gjatë takimit në Kopenhagen, ministri spanjoll i ekonomisë Luis De Guindos ka thënë se qeveria do të respektojë protestat e sindikatave por njëkohësisht është e bindur se reformat e saj janë reforma për të cilat Spanja ka nevojë për të luftuar papunësinë. Ministri ka deklaruar gjithashtu se Spanja nuk do të jetë më një problem për Bashkimin Europian duke premtuar se bilanci i viti 2012 do të respektojë të gjitha angazhimet për masat shtrënguese duke iu përmbajtur objektivave të qeverisë dhe Eurogrupit.
Ndër të tjera ministrat e financave të eurozonës kanë shtyrë për në gjysmën e parë të prillit vendimin për këshillin drejtues të BQE. Sipas kreut të Eurogrupit, Juncker, kandidati më i mirë për këtë post duket guvernatori i bankës qëdrore të Luksemburgut Yves Mersch. Një tjetër vendimarrje është shtyrë për në prill, ajo mbi kreun e ardhshëm të presidentit të Eurogrupit ku emrat e kandidaturave janë të shumtë. Gjithashtu Juncker ka bërë të ditur se Greqisë iu la afat deri më 4 prill për aderimit në shkëmbimin e bonove qeveritare mbi borxhit të gjithë kredituesve që nuk përfshihen në ligjin grek. Faza e parë e shkëmbimit të bonove për kreditorët që përfshihen nën legjislaturën greke ka përfunduar më 12 mars.