Durres spitali me skaner te ri

Spitali rajonal i Durrësit tashmË do të ketë skaner dhe rezonancë, dy pajisje të cilat janë pjesë e projektit të këtij intistucioni për të përmirësuar cilësinë dhe gamën e gjerë të shërbimeve të ofruara. Pajisja e spitalit rajonal të Durrësit me këto dy aparaturat mjaft të rëndësishme do t’u mundësojë qytetarëve të të gjithë Durrësit, që tashmë të shmangin udhëtimet drejt Tiranës apo klinikat private për të kryer një shërbim të tillë kaq të domosdoshëm. Mjekët specialistë që do të përdorin skanerin e ri dhe rezonancën janë trajnuar nga një ekip austriak. Vënia në funksion të plotë të skanerit dhe rezonancës ne ambjentet e spitalit rajonal të Durrësit, është bërë falë një investim nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë në shifrën e 6 milio euro, pjesë e një projekti zinxhir për 6 spitale rajonale.