Erion Dushku i jep Tiranes nje fitore te rendesishme jashte fushe
Nuk ka gjë më të mirë për një skuadër kur shënojnë shumë lojtarë dhe tek Tirana e sotme ndodh pikërisht kështu. Nuk janë vetëm 9 golat e Bekim Balës apo 4 golat e rëndësishëm të Gilman Likës, por këtyre u shtohet edhe një kontribut që vjen nga prapavija.
Erion Dushku, mbrojtësi i qendrës, shënoi një gol vendimtar dje në portën e Pogradecit, në ndeshjen e luajtur në fushën asnjanëse të Elbasanit, në një terren aspak të mirë.
Ky realizim i dha fitoren 2-1 skuadrës bardheblu duke e rikthyer në kryesim të Superligës, këtë herë pa shoqërinë e Teutës dhe duke lënë prapa Skënderbeun.
Nuk është, veçse, goli i parë i lezhjanit në këtë kampionat. Dushku e nisi serinë e tij shënuese në Krujë, përballë Kastriotit, duke shënuar golin e fitores 3-2 pikërisht në sekondat e fundit të përballjes. Bëhet fjalë për një sukses tepër të rëndësishëm pasi një javë më parë Tirana pati humbur me Teutën në “Qemal Stafa”.
Një tjetër fitore u arrit falë golit të Dushkut në 20 nëntor të vitit të kaluar, ndaj Tomorit të Beratit, një tjetër ndeshje luajtur në fushë asnjanëse.
Trajneri Hulian Rubio Sançez duhet të jetë i lumtur me këtë shpërndarje golash, madje edhe më i lumtur nëse kujton se një tjetër mbrojtës i dha një fitore të rëndësishme jashtë fushe. Bëhet fjalë për Arian Pishën që shënoi golin vendimtar në suksesin 2-1 në Fier ndaj Apolonisë.