Risi në Lojërat Paralimpike, “Pekin 2022”

Kanali televiziv britanik, “Channel 4” është bërë e para media globale që do t’i ketë njerëz me aftësi të kufizuara të gjithë komentatorët e një veprimtarie madhore sportive ndërkombëtare. Lojërat Paralimpike Dimërore “Pekin 2022”, do të komentohen nga Ade Adepitani, Artur Uilliamsi, Billi Monger dhe Shon Rouz, ndërsa atyre do t’u bashkohen edhe kampionët britanikë, Lourin Stedman dhe Eli Robinson.
Pasqyrimi gjatë orëve të natës do të bëhet nga Uilliams, që ishte gjithashtu komentator në “Londër 2012” dhe “Tokio 2020”, ndërsa prezantuesi sportiv dhe ish-lojtari i basketbollit për njerëzit me aftësi të kufizuara, Adepitan, i cili u vlerësua për punën e bërë në përmbledhjen ditore të “Tokyo 2020”, do të rikthehet në të njëjtin rol.
Shfaqja e mëngjesit do të drejtohet nga medalistja e artë e triatlonit, Stedman, por edhe ish-lojtari i ragbisë, Xhekson. Robinsoni, një notare paralimpike që sapo është tërhequr nga garimi pasi fitoi një medalje të artë dhe një të argjendtë në “Rio 2016”, dhe Monger, a një pilot britanik i garave me makina, do të kryejnë detyrën e gazetarit në terren, ndërsa Rouz, një ish-skiator paralimpik, do të kryejë rolin e opinionistit.
Lojërat Paralimpike “Tokio 2020” tërhoqën 20 milionë shikues në Britaninë e Madhe në kanalin televiziv në fjalë, ndërsa Lojërat Paralimpike “Pekin 2022” do të zhvillohen në kryeqytetin kinez, nga data 4, deri më 13 mars 2022.