Pekin 2022, “nga shtrati në podium”

Tre vjet më parë, Max Parrot ishte në spital duke luftuar kundër një sëmundje të rëndë, një llloj i veçantë kanceri, ndërsa të hënën ai fitoi medaljen e artë në slopestyle në snoëboard për meshkuj në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Kanadezi, i cili u diagnostikua me limfomën Hodgkin në vitin 2018, mundi në finale 17-vjeçarin kinez Su Yiming për të fituar medaljen e artë me rezultatin 90.96. “Pikërisht tre vjet më parë isha i shtrirë në spital dhe nuk kisha energji, muskuj, kardio, – tha 27-vjeçari kanadez. – Ishte momenti më i vështirë i jetës sime dhe të vij këtu përsëri tre vjet më vonë në Lojërat Olimpike, të bëj pasionin tim, të realizoj kërcimin më të mirë që kam bërë ndonjëherë dhe të fitoj medaljen e artë – është çmenduri”.
Parrot tha se ai “ndihej si një luan në një kafaz” kur po trajtohej për kancerin, vetëm disa muaj pasi fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat e Pyeongchang 2018. “Kam kryer 12 seanca kimioterapie dhe më dukej se nuk do të bëhesha kurrë si më parë” – thotë Parrot. Por të hënën ai bëri një garë spektakolare në kryeqytetin kinez, duke kaluar edhe kampionin në fuqi Red Gerard.
15 vjeçarja ruse Kamila Valieva ka hyrë në historinë e patinazhit artistik të hënën, duke u bërë femra e parë që arrin të kryejë me një kërcim nga toka, një rrotullim të katërfishtë, në Lojërat Olimpike. Madje ajo nuk kënaqet me një, por realizon dy të tillë. Përpjekjet e saj ndihmuan Rusinë të fitojë medaljen e parë të artë në patinazhin artistik në Lojërat e Pekinit, duke lënë në vendin e dytë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.