Nje aleance e vlerave
Nga Tony Blair*
Presionet e globalizimit jane duke i shtyre njerezit me afer njeri-tjetrit, duke fshire kufijte permes tregtise, udhetimeve, telekomunikacioneve dhe migrimit masiv. Nese besimi fetar ne nje bote te tille te ndervarur, vepron per t'i ndare njerezit, ai behet nje force per ndarje dhe konflikte. Kjo eshte keq per cilindo. Por per njerezit e besimit fetar, ky eshte nje rezultat vecanerisht i keq. Kjo do te thote qe feja behet sinonim jo me pajtimin, meshiren dhe drejtesine -cfare duhet te perfaqesoje besimi i vertete fetar - por me urrejtjen dhe ndarjen.
Une jam i bindur, ne rendesine e kesaj ceshtjeje dhe gjate muajve te fundit, kam vendosur te drejtoj nje seminar ne Universitetin e Yale-s per te studiuar kete ceshtje. Kam vepruar ne nje menyre te tille jo si nje ushtrim intelektual, por per shkak se une e besoj kete ne nje aspekt rreptesisht praktik. Nese ne, nuk gjejme nje menyre per te pajtuar besimin fetar dhe globalizimin, bota jo vetem do te jete nje vend i rrezikshem, por vete globalizimi do te jete shume me pak i suksesshem, ne perhapjen e prosperitetit.
Ka 10 mesime qe une i kam mesuar nga kjo sipermarrje:
- Ceshtjet e besimit fetar. Nese na pelqen ose jo, miliarda njerez jane te motivuar nga besimi fetar.
- Besimi fetar nuk eshte ne renie. Ai mund te jete ne dobesim ne disa vende, por jo ne te gjithe boten. Ne disa pjese te botes ai ka ardhur duke u rritur.
- Besimi fetar mund te veproje pozitivisht ne mbeshtetje, p.sh, te Objektivave per Zhvillim te Mijevjecarit te OKB-se per te reduktuar varferine dhe nxitur zhvillimin. Nje pune e mrekullueshme eshte bere mbi kete nga kishat, xhamite dhe organizatat nderfetare hindu dhe hebraike. Ose besimi fetar mund te veproje ne menyre negative, permes fondamentalizmit ose ekstremizmit.
- Globalizimi eshte duke krijuar shoqerite multi-fetare. Djali im i vogel ne Londer eshte duke u rritur ne nje menyre krejt me te ndryshme, nga Londra ku une jam rritur 30 vite me pare. E njejta gje eshte e vertete ne te gjithe Evropen si edhe ne SHBA.
- Per te vepruar efektivisht, globalizimi ka nevoje per vlera te tilla si shpresa, besimi, sinqeriteti dhe drejtesia.
- Besimi fetar nuk eshte mjeti i vetem, por eshte nje mjet i rendesishem, per te ofruar keto vlera, nese besimi fetar eshte vete i hapur dhe jo i mbyllur, nese ai eshte i mbeshtetur mbi dhembshurine dhe ndihmen per te tjeret dhe jo mbi bazen e identitetit perjashtues.
- Qe globalizimi te lulezoje, ne kemi nevoje per nje kapital social - besimi eshte nje tjeter gje, keshtu qe ne mund te kemi besim ne te ardhmen. Kapitali shpirteror, per te folur ne kete menyre, eshte nje pjese e rendesishme e kapitalit social.
- Megjithate, ne nje epoke te globalizimit dhe shoqerive multi-fetare, krijimi i nje kapitali te tille shpirteror nuk kerkon vetem tolerance, por edhe respekt, per njerezit e besimeve te tjera.
- Celesi per te respektuar eshte mirekuptimi, prandaj lind nevoja per te mesuar dhe per te edukuar veten tone, mbi cdo besim tjeter fetar dhe traditat.
- Besimi fetar i organizuar duhet te mbeshtese kete poces, duke lejuar permes tij evolucionin e fese ,ne menyre qe feja te jete nje force pozitive, konstruktive dhe progresiste.
Keshtu ceshtja e fese, ceshtja e vlerave, si do te kombinohen ato, do te jene vendimtare per te percaktuar perspektivat e suksesit, prosperitetit dhe bashke ekzistences paqesore te shoqerise globale, ne te cilen ne jetojme. Alternativa eshte tensioni, konflikti dhe dhuna. Cfare do te thote kjo praktikisht? Une dikur mendoja se globalizimi ishte nje proces i cliruar nga vlerat. Sigurisht, mendoja se secili duhej te kerkonte drejtesi, ne nje epoke te globalizimit per interesat e veta, por jo per arsyet e efikasitetit. Tani une e kam ndryshuar kete pikepamje timen. Kjo krize aktuale globale financiare, e ilustron arsyen se perse.
Kriza eshte se pari dhe kryesisht, nje krize e shkaktuar pjeserisht nga sjellja - papergjegjshmeria - te cilen ne, nuk do te kishim dashur qe te kishte ndodhur. Dhe ajo eshte zgjatur nga mungesa e besimit, per arsye se njerezit nuk mund t'i besojne sistemit. Vlera te tilla si besimi - te kesh mundesi per t'u mbeshtetur mbi fjalen e nje personi tjeter, ose perspektivat afatgjata ne vend te fitimeve maksimale afatshkurtra - jane pikerisht ato qe do te krijonin besimin e nevojshem per ta rikthyer ekonomine tone mbi nje baze te shendoshe, per te ardhmen. Me fjale te tjera, besimi dhe stabiliteti qe vjen prej saj nuk mund te jete vendosur vetem permes mjeteve teknike dhe te rregullohet vetiu, por nga nje restaurim te vlerave.
Kjo eshte nje ceshtje qe ilustron idene se nje bote e ndervarur nuk mund te funksionoje pa vlerat qe krijojne lidhjet e besimit. Ne politiken e jashtme, kjo mund te shihet akoma me qarte. Sulmet e pergjakshme qe ne pame ne Mumbai, jane perfaqesuesit e tipit te kercenimit te sigurise, me te cilin perballemi ne shume vende te globit, nga Iraku ne Afganistan, Iran dhe Pakistan ose ne qytetet tona ne Perendim. Sigurisht, ne duhet te jemi te pergatitur per nje pergjigje ushtarake, si pjese te nje pergjigjeje ndaj dhunes. Por eshte gjithashtu e vertete se do te jete me shume forca e ideve, sesa ajo e armeve qe do te lejoje globalizimin te kete sukses dhe te mos copetohet ne kete konflikt. Sigurimi i paqes midis Izraelit dhe Palestines padyshim qe do te kishte nje rendesi te madhe, nje shprehje gjigante simbolike, e cila do te luftonte kunder percarjeve dhe urrejtjes qe i nxit njerezit te kryejne akte terroriste, ne emer te Zotit. Nese ne do te jemi ne gjendje te krijojme nje hapesire ku njerezit e besimeve te ndryshme, te mund te jetonin dhe punonin se bashke paqesisht, ky do te ishte nje demonstrim i fuqishem i nje bashkimi vlerash te ndryshme, kundrejt punes se atyre, te cilet per dekada, kane gjeneruar vetem dhune te pafundme. Per te mundur forcat e perjashtimit dhe percarjes qe drejtojne terrorizmin, qe tani ka nje shtrirje te gjere ne te gjitha zonat e botes, ne duhet te kthehemi nga arsimimi si nje komponent i rendesishem - jo nje perpjekje e vogel- i politikes se jashtme.
Ne duhet te mesojme mbi besimet e tjera fetare dhe menyra e tjera te jeteses. Prandaj, si ne politiken ekonomike ashtu edhe ne ate te jashtme, eshte e qarte se ne nuk mund ta bejme boten me te sigurt per ndervaresi, po te mos kemi vlera te forta qe te na drejtojne. Bashkekzistenca paqesore nuk mund te hedhe rrenje nese ne nuk kemi aleanca te forta jo vetem permes vendeve por edhe permes besimeve fetare, permes vlerave qe ne kemi te perbashketa. Nese ceshtja eshte kriza globale financiare, varferia afrikane ose ngrohja globale, komunitetet fetare mund te ofrojne nje baze te shendoshe, per vlerat dhe perpjekjet ndihmese mbeshtetur mbi keto vlera. Por kjo eshte e vertete vetem nese besimi fetar, nuk eshte mbi traditat ose identitetin tone, por mbi vlerat - jo vetem vlerat e demokracise dhe lirise, por per te miren e perbashket, dhembshurine dhe drejtesine. Mbi te gjitha, ne kemi nevoje per nje aleance vlerash, e cila pranon - megjithe ndryshimet ne besim ose ngjyre - dinjitetin e barabarte dhe vleren e barabarte, te cdo individi perpara Zotit.
Publikuar dje te "The International Herald Tribune"